Uji Dea

Lulzim Canaj kandidati më serioz për kryetar të Kamenicës nga PDK-ja

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Emin Krasniqi kryetar i degës së PDK-së në Kamenicë tha për rajonipress se janë gjashtë emra që kanë shprehur dëshirën të jenë kandidatë të mundshëm për kryetarë të Kamenicës, por vetëm Lulzim Canaj ka sjellur program konkret prej 20 faqeve se si do të udhëheq me Kamenicën. Me Lulzim Canajn si kandidat ne mund ta fitojmë qytetin e Kamenicës dhe t`ia kthejmë dinjitetin këtij qyteti tha Krasniqi.

Dega e PDK-së në Kamenicë është në fund të konsultimeve për të caktuar kandidatin e saj të mundshëm për kryetar të Kamenicës. Aktualisht pozitën për të qenë kandidatë për kryetar të Kamenicës e synojnë gjashtë veta.

Emin Krasniqi kandidatë i degës së PDK-së në Kamenicë tha për rajonipress se aktualisht janë gjashtë kandidatë që synojnë për të qenë pjesë e kandidaturës për kryetar të Kamenicës. “Realisht vetëm Lulzim Canaj ka sjellur një program të pasur e konkret prej 20 faqeve. Ky program është sjellur në kryesinë e PDK-së dhe realisht Canaj mbetet kandidati më seriozë dhe ndoshta i vetmi për tu zyrtarizuar nga PDK-ja “ tha Krasniqi.

Krasniqi tha se Lulzim Canaj e ka marrë seriozisht çështjen e kandidimit dhe ajo çka është më kryesorja ai është shumë i pranueshëm për qytetarët e Kamenicës meqë ka bërë një përvojë të mirë dhe të suksesshme në menaxhimin e pushtetit lokal. “Me Lulzim Canajn si kandidat ne mund ta fitojmë qytetin e Kamenicës dhe t`ia kthejmë dinjitetin këtij qyteti” tha Krasniqi.

RCCOLA

Sipas tij kandidatët tjerë që kanë shprehur dëshirë për të qenë kandidatë për kryetar të Kamenicës , por që nuk kanë ofruar kurrfarë programi janë Begzad Sinani, Kujtim Gashi, Shaban Kastrati, Aziz Zubaku dhe Qazim Morina.

Lulzim Canaj i kontaktuar nga rajonipress tha se ka paraqitur një program-elaborat serioz i cili i përkushtohet problemeve dhe ofron zgjidhje për të realizuar kërkesat e qytetareve të Kamenicës. “Unë kam hartuar një program i cili besoj se është program fitues për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pres mbështetjen e të gjitha strukturave të partisë për kandidaturën time”, tha Canaj.

Canaj tha se në programin e tij prioritet mbi prioritet mbetet përkushtimi për të zgjidhur problemet e qytetarëve, për të investuar në infrastrukturë rrugore e shkollore, investimet në edukim e arsim, investime në fshatrat e brezit kufitarë, lehtësira për bizneset e vogla e të mëdha, shërbime më cilësore për qytetarët, zbatim të rendit e ligjit si dhe ngritja e transparencës brenda institucioneve dhe ngritja e përgjegjësisë nga ana e administratës komunale./rajonipress/