ARKATANA

Luljeta “e zhdukur”, pas 14 muajve kthehet në shtëpi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ende mbetet e paqartë se ku ka qëndrua e fshehur adoleshentja për 14 muaj me radhë dhe përse nuk kanë mundur ta gjenin as policia dhe as detektivët e angazhuar privatisht.

Ankthi për familjen Tahiri nga lokaliteti Mechernich afër Bonn-it ka përfunduar. Pas 14 muajsh mungese, vajza e familjes, Luljeta tashmë 14 vjeçe është kthyer në shtëpi, te prindërit. Lajmin e bën të ditur televizioni ZDF nüe emisionin për gjetjen e të humburve “Aktenseichen xy…ungelöst”.

Vetëm një javë më parë, mysafirë të këtij emisioni kishin qenë prindërit e Luljetës (albinfo.ch ka shkruar) të cilët kane apeluar te e bija që të përgjigjet dhe të kthehet në shtëpi ku është e mirëpritur. Dhe, ajo e ka dëgjuar apelin por fillimisht është paraqitur në studion e emisionit të përmendur e pastaj është kthyer te prindërit, shkruan “General-Anzeiger”.

FIDANISHTJA

Ende mbetet e paqartë se ku ka qëndrua e fshehur adoleshentja për 14 muaj me radhë dhe përse nuk kanë mundur ta gjenin as policia dhe as detektivët e angazhuar privatisht.

Luljeta Tahiri nga Mechernich i Gjermanisë ishte 13 vjeçe kur u zhduk në prill të vitit 2014. Që nga ajo kohë nuk kishte asnjë gjurmë rreth saj. Asnjë thirrje, asnjë mesazh telefonik, asgjë. Prindërit e saj dyshojnë se vajza e tyre mund të jetë në Köln, ose mund të jetë e vendosur diku jashtë Gjermanisë.

Arsyen e zhdukjes së saj, familjarët e lidhin me mundësinë që ajo të ketüe ikur me një të ri turk, familja e të cilit i kishte ofruar fejesë familjes së Luljetës. Kur familjarët kishin kundërshtuar, ishin prishur raportet e tyre me Luljetën e cila pastaj ishte zhdukur./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.