Lulëzim Basha: Isa Boletinit i premtuan shumë gjëra, por nuk e ndërroi Kullën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulëzim Basha gjatë fjalimit të tij në stadiumin “Adem Jashari” tha disa fjalë për heroin e kombit, Isa Boletinin.

“Ndihem krenar që jam sot bashkë me ju, që kam gjak si gjak i tij, dhe që do të përluem pranë varrit të tij për t’ju treguar fëmijëve tanë me krenari për heroin e kombit shqiptar, kush ishte Isa Boletini”, ka thënë Basha, transmeton zeri.info

Uji Dea

Fjalimi i plotë:

“Nga sot baca Isë do të prehet në tokën e tij, në Kullën e tij të pamposhtur, në Kosovën e lirë. Sot Mitrovica dhe familja Boletini realizojnë amanetin e tij, amanetin e gjithë shqiptarëve. Ky amanet është dyfish i përmbush, pasi që do të jetë në Kosovën e pavarur. Burra si Isa Boletini janë gjeneza e pavarësisë. Pavarësia e Shqipërisë kujtohet edhe me emrin e Isa Boletinit. I premtuan Isës armë e prona, por nuk e ndërroi kurrë me gurët e Boletinit sepse kishte besë dhe i kishte dhënë besë nga Mitrovica e deri në Vlorë. Ndihem krenar që jam sot bashkë me ju, që kam gjak si gjak i tij, dhe që do të përluem pranë varrit të tij për t’ju treguar fëmijëve tanë me krenari për heroin e kombit shqiptar, kush ishte Isa Boletini. Ai do të jetë mes nesh sic e meriton, sic ishte dhe është amaneti i tij, lavdi për jetë. /Zëri/