Lulet e kuqe të marsit
Të gjitha eposet janë zgjuar, fushës së gjelbër të Kosovës, brenda është muza dardanëve, brenda është Shqipëria etnike
Të gjitha eposet janë zgjuar
me vete sjellin pluhur e tym
të sulmuara janë tre Trojat
dhe kullat me gur të Olimpit
Të gjitha eposet janë zgjuar
në grimcat magjike të fjalës
për të përjetshmin tonë atdhé
për të përjetshmen, Shqipëri
Të gjitha eposet janë zgjuar
fushës së gjelbër të Kosovës
të ruajnë qënien dhe shpirtin
gjakun gjuhësor të shqipes
Rrustem Geci – Poezi nga libri “Jeta në letër”


