Eko Higjiena

Luleshtrydhja e Egër: Vlerat medicinale dhe estetike të saj

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe pse përdorimi i luleshtrydhes së egër është i pakët ditët e sotme, ka akoma njerëz që e përdorin këtë bimë terapeutike. Luleshtrydhja e egër ka emrin botanik të Fragaria Vesca.

Në Shqipëri luleshtrydhja alpine rritet në zonën e dushkut e të ahut, në toka të kultivuara. Ka disa zona të vendit ku gjendet më me shumicë, në Pukë,Tërbun, Livadh-Hamëz, Krrabë, Munellë, Lakithi, Kunor-Dardhë, etj. Luleshtrydhja e egër, dikur njihej si një barishte terapeutike. dhe se të gjitha pjesët e kësaj bime, përfshirë gjethet, rrënjët, kërcelli dhe fruta përdoren për të kuruar disa çrregullime. Rrënjët e bimës së luleshtrydhes së egër janë përdorur kundër diaresë, ndërkohë që kërcelli për të shëruar plagët. Në anën tjetër, frutat përdoreshin për qetësim.

Luleshtrydhja e egër është një bimë përherë në rritje. Ndonëse shtatvogël në trup, kjo bimë ia arrin të durojë edhe ngricat. Ia vlen të përmendim se gjatë verës, alpinistët që i ngjiten lartësive gjejnë tek luleshtrydhet e egra, pushimin e merituar. Aroma e tyre i ngjan trëndafilave. Botanikët e shekullit të 17-të, shpreheshin se luleshtrydhet kishin një efekt qetësues për mëlçinë, shpretkën dhe gjakun, madje edhe stomakun e lënduar. Në të njëjtën kohë, frutat shuajnë edhe etjen. Por, vlerat e luleshtrydhes së egër, nuk përfundojnë vetëm në ato shëndetësore .Luleshtydhja e egër përdoret edhe në kremëra që përgatiten për të trajtuar të djegurat dhe gërvishtjet e lëkurës. Shumë botanistë në Evropë akoma përdorin gjethet e bimës së luleshtrydhes së egër për të nxitur urinimin, por edhe për të trajtuar çrregullime dhe simtpomat e tuberkulozës, reumatizmës, etj.

Mobi Casa

Frutat e bimës konsumohen të freskëta. Ato kanë një shije të shkëlqyer. Frutat e egra të luleshtrydhes janë plot me antioksidantë, ndihmojnë në nxjerrjen e radikaleve të lira nga organizmi. Përdorimi i luleshtrydhes së egër ndihmon në parandalimin dhe zbutjen e simptomave të diabetit, kolesterolit të lartë dhe arterosklerozës. Lëngu i nxjerrë nga luleshtrydhja e egër përmban vlera terapeutike kundër gastritit. Duke qenë se fruti ka vlera anti bakteriale, dikur lëngu i frutave përdorej për të trajtuar tiroidet. Lëngu i luleshtrydhes së egër rekomandohet kundër sëmundjeve të mëlçisë si hepatiti dhe cirroza. Lëngu duhet konsumuar me stomakun bosh.

Duhet të pini tri gota në ditë dhe të stimuloni aktivitetin e mëlçisë duke përmirësuar qelizat e saj.. Gjethet ndjellin urinë dhe kanë vitaminë C. Por nga ana tjetër, këto gjethe kanë efekt natyror zbardhues. Lëngu i marrë nga gjethet i bën dhëmbët më të bardhë dhe nëse e aplikoni edhe në lëkurë, e zbardh atë. Luleshtrydhja e egër përfaqëson një eliksir për lëkurën, sepse parandalon rrudhat dhe e bën lëkurën më të freskët. Frutat mund t’i shtypni dhe të bëni një maskë ushqyese dhe plot të mira për lëkurën tuaj./AgroWeb.org