Fundamenti

Lul Raka bën thirrje për vaksinim, thotë se varianti Delta i coronavirusit ka afër 56 nënvariante

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mikrobiologu Lul Raka, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të cilët nuk janë vaksinuar, të marrin vaksinat anti-COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Raka ka bërë të ditur se vetëm varianti Delta i coronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante.

Raka ka thënë se bota do të njoh edhe të tjera nënvariante, teksa u shpreh se arma për të luftuar kundër nënvarianteve të reja është vaksina.

“Varianti Delta i coronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante. “Delta plusi” ose AY.4.2 është vetëm njëri prej tyre. Deri në fund të pandemisë bota do të njohë edhe variante të reja, sepse mutacionet që ndodhin në viruse janë fenomen normal në biologjinë e tyre. Nuk ka nevojë për panik nga nënvarianti i ri, sepse armën më efikase të përballjes me të e kemi në duart tona – Vaksinën! Atë thjesht duhet ta shfrytëzojmë”, shkruan Raka.

Eco Higjiena

Ai tha se edhe ndaj këtij nënvarianti, vaksina është shumë efikase në uljen e rrezikut të vdekjes, sëmundjes së rëndë apo shtrimit në spital.

Raka ka bërë të ditur po ashtu se në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Prej fillimit të pandemisë i kemi mësuar masat për parandalim, kontroll dhe inspektim ndaj Covid-19, por shpesh nuk i kemi zbatuar në praktikë. Në kohën e rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve kudo përreth nesh, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, tash është koha më e mirë për vaksinim. Sot, stoqet me vaksina janë plot; nuk keni nevojë për termin dhe mund ta merrni vaksinën kudo”, shkruan Raka. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.