RCCOLA

Luksi sërish mund ta zhyt komunën në borxhe

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Zijadin Maliqi këshilltarë nga radhët e LDK-së thotë se zyrtarët komunal nuk e kanë planifikuar si duhet buxhetin e vitit 2013. Pushtetarët duhet të heqin dorë nga luksi në të kundërtën ata sërish mund të zhyten në borxhe. Nuhi Nuhiu thotë se komuna ka shpenzuar buxhetin në bazë të kesh planit dhe askujt nuk i ka borxh, madje as kompanive private.

Aprovimi i buxhetit për vitin 2013 nuk ka kaluar pa kundërshtime dhe kritika nga tabori opozitar. Për pushtetarët buxheti i vitit 2013 është buxhet i planifikuar si duhet, derisa për opozitën buxheti ka shënuar rritje tek mallrat dhe shërbimet, madje deri në 30 % kurse ka shënuar rënie për 21 % , tek investimet kapitale.

Nuhi Nuhiu drejtor për buxhet dhe financa tha për rajonipress se buxheti është shpenzuar në bazë të kesh planit. “Gjithçka që kemi bërë e kemi bërë me një arsyeshmëri të lart dhe me përgjegjësi mund të them se buxheti është shfrytëzuar racionalist”.

Nuhiu madje tha se Komuna askujt nuk i ka borxhe.”Kam dëgjuar se kompanitë private vazhdimisht akuzojnë organet komunale se u kemi borxhe. Kjo nuk është e vërtetë dhe nuk qëndron. Firmat private vetëm po i nisin punët dhe nuk po i kryejnë deri në fund dhe ne nuk mund të paguajmë fatura për punët e pakryera. Komuna nuk i ka borxh asnjë kompanie dhe realisht ato po tregohen shumë të papërgjegjshme dhe joserioze” tha Nuhiu.

Mobi Casa

Por ndryshe arsyetohet Zijadin Maliqi këshilltar nga LDK i cili edhe udhëheq komisionin për ekonomi në kuadër të këtij subjekti politik. Maliqi tha se janë vetë zyrtarët komunal që i kanë pranuar borxhet ndaj kompanive dhe kjo nuk është më fshehtësi. “Ende kemi punë të pakryera nga ana e firmave private, madje që nga viti 2010 dhe aty ku ka punë të pakryera aty ka edhe obligime”.

Maliqi tha se zyrtarët komunal tek kategoria e mallrave dhe shërbimeve kanë shpenzuar shumë ose mbi 70 % të buxhetit, duke përfshirë këtu edhe dreka, darka ,telefonata, udhëtime etj.

Maliqi mendon se buxheti komunal nuk po specifikohet me kohë dhe për pasojë po kemi telashe me fundin e vitit. “Ky vit ka qenë një sinjal i keq që komunarët duhet të kenë kujdes me harxhimin e buxhetit. Bile nëse nuk e ndalin luksin atëherë sërish do të kenë telashe me borxhe” tha Maliqi.

Maliqi është i befasuar që edhe në vitin 2013 ka buxhet të paplanifikuar. Sipas tij për vitin 2013 kemi rritje të mallrave dhe shërbimeve për 30 % ,( madje rasti i vetëm në Kosovë) derisa kemi rënie të investimeve kapitale për 21 %. /rajonipress/