UBT

Luksi i politikanëve ta zgjojë Prokurorinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Organi i akuzës mund t’i nxjerrë para drejtësisë bosët e krimit.

“Te ne prezenca në pushtet ose pozita vendimmarrëse ka qenë garanci që individët e caktuar, e posaçërisht ata të elitës politike, të mos hetohen e as të ndëshkohen”, ka pohuar Ariana Qosja-Mustafa për “Kosova Sot”

Pasurimi i shpejtë nëpërmjet “profesionit në politikë” të shumë njerëzve, të cilët në periudhën e pasluftës janë nisur nga pika zero dhe po bëjnë jetë luksoze, sipas ekspertëve të sundimit të ligjit dhe analistëve politikë, formoi një shtresë, e cila sot e kësaj dite nuk po hetohet nga drejtësia kosovare.

FIDANISHTJA

Mafio-politikanët kosovarë, në bashkëpunim e bashkëveprim me mafio-oligarkinë e bizneseve të përbashkëta të kundërligjshme, po bëjnë pasuri marramendëse dhe jashtë çdo kontrolli institucional, duke zhvatur e plaçkitur kundërligjshëm e pandalshëm qytetarin dhe buxhetin e shtetit, përmes bizneseve të tyre monopolisteoligarkike. Pavarësisht se lidhjet e tilla cilësohen edhe konsumim i veprave penale, ndjekja e tyre mbetet temë tabu për drejtësinë kosovare.

Tani ekspertët e fushës dhe analistët shpresën e vetme e kanë varur në ndryshimet e vitit të kaluar në Prokurorinë e Shtetit, që tani kryesohet nga kryeprokurori i ri, Aleksandër Lumezi, që të hapë rastet e dyshimit pa përjashtuar edhe qeveritarët aktualë, sikur edhe mafio-oligarkët e lidhur kundërligjshëm me të fortët e pushtetit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.