UBT

Luksemburgu mbështetë Gjilanin në reformën e arsimit dhe aftësimit profesional

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Qeveria e Luksemburgut kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për shkollën e mesme “Mehmet Isai”, ku parashihet investime në kurrikulë, kornizë ligjore, sistem të informacionit, zhvillim i kualifikimeve të reja etj.

Memorandumi është nënshkruar nga drejtori i Arsimit, Nazim Gagica dhe Daniele Passalacqu, këshilltar kryesor i projektit LuxDev “Mbështetje e Performancës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë”.

HW

Po ashtu, investimet përfshihen edhe në avancimin e institucioneve të AAP-së, në ofrimin e pajisjeve teknike, zhvillimin e drejtimeve profesionale, aftësimi praktik, asistencë teknike dhe profesionale për përzgjedhjen e stafit të mësimdhënësve, informacionin mbi tregun e punës, zhvillimi i një modeli të qëndrueshëm afatmesëm dhe afatgjatë të biznesit dhe shtylla të tjera që e bëjnë të veçantë gjatë të ardhmes shkollën “Mehmet Isai”.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për mbështetje në reformën e arsimit dhe aftësimit profesional në Komunën e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.