RCCOLA

Lukas Mandle e ambasadori austriak njihen me rezultatet e kompanisë “Eco – Higjiena”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të premten eurodeputeti Austriak Lukas Mandle së bashku me delegacionin nga Oda Ekonomike, ambasadorin austriak Christoph Ëeidinger dhe Chrisitian Moser kanë vizituar kompaninë “Eco – Higjiena” në Gjilan ku janë pritur nga drejtori ekzekutiv Senad Ramaj.

Delegacioni i kryesuar nga Mandle është njoftuar për kushtet që kjo kompani operon në Anamoravë dhe ka parë nga afër rezultatet, që ajo ka arritur që nga koha e partneritetit publiko privat.

Mobi Casa

Ndërsa, Senad Ramaj ka thënë se “Eco – Higjiena” është shembull dhe model edhe për partneritetet tjera në Kosovë sepse jemi treguar serioz e të përkushtuar në përpjekjet tona për ta pasur një ambient sa më të pastër e me ambient ekologjik./rajonipress/