RCCOLA

Luiza Gega garon e lënduar dhe zë vendin e tretë, siguron finalen e Botërorit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Luiza Gega ka konfirmuar pjesëmarrjen në Botërorin që po zhvillohet në Hungari.

Gega zuri vendin e tretë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, të cilën e realizoi për 9 minuta e 17 sekonda.

UBT

Trajneri i saj, Taulant Stërmasi thotë se ekziston frika se dëmtimi që ka atletja mund të jetë përkeqësuar nga gara e sotme dhe kjo mund t’i prishë punë në finale që do të mbahet me 27 Gusht.

Në Finalen e Botërorit të Atletikës do të konkurrojnë mbi 2000 atletë nga 202 shtete.