Uji Dea

“Lugu i Verdhë” dhe autostrada fantazmë: Qytetarët “gozhdojnë” Glauk Konjufcën në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Vizita e zëvendëskryeministrit të parë dhe nënkryetarit të LVV-së, Glauk Konjufca, në Kamenicë, e promovuar me entuziazëm nga kryetari i komunës Kadri Rahimaj, është shndërruar në një valë ironie dhe kritikash të ashpra nga qytetarët në rrjetet sociale, të cilët kanë rikthyer në vëmendje premtimet e pambajtura dhe gjendjen reale të infrastrukturës në këtë komunë.

Rahimaj publikoi fotografi dhe mesazhe optimiste nga takimi “tek Lugu i Verdhë”, ku së bashku me Konjufcën, aktivistë e kandidatë për deputetë të LVV-së, foli për “organizim, angazhim dhe punën që na pret”, duke deklaruar se “Dardana gjithmonë ka qenë e Lëvizjes”.

Por, reagimet e qytetarëve nuk vonuan. Komentet në postimin e kryetarit morën tone ironike dhe revoltuese, duke e kthyer vizitën politike në një debat publik për premtimet e parealizuara të pushtetit.

Qytetari Bardhi Maliqi ironizoi ashpër paraqitjen e delegacionit të LVV-së, duke shkruar se pushtetarëve “nuk ju ka mbetur tjetër veç me luajt pingpong dhe pikado”, ndërsa i akuzoi për propagandë dhe mashtrim politik, duke përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë e të ashpër ndaj figurave të partisë në pushtet.

HW

Edhe më therës ishte komenti i Albert-Shpresa Syla, i cili ngriti çështjen e shumëpërfolur të autostradës së premtuar për Anamoravën.

Ai pyeti me ironi nëse Konjufca kishte ardhur në Kamenicë “kah autostrada e re apo kah rruga e vjetër e rrezikshme”, duke akuzuar drejtuesit lokalë se po buzëqeshin pranë zyrtarëve qendrorë në vend se të kërkojnë llogari për premtimet e pambajtura.

Reagimet pasqyrojnë një zhgënjim në rritje të qytetarëve ndaj diskursit politik të mbushur me fotografi, vizita e slogane, ndërkohë që problemet konkrete infrastrukturore dhe zhvillimore vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura në Kamenicë dhe gjithë Anamoravën.

Në vend të entuziazmit elektoral që synonte të prodhonte vizita e Konjufcës, rrjetet sociale u kthyen në një tribunë revolte qytetare, ku ironia dhe kritika duket se po zënë vendin e duartrokitjeve politike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.