Fundamenti

Luginë: 2017-a me sfida reale për realizimin e premtimeve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti që lamë pas prodhoi ngjarje të shumta, sidomos në rrafshin e politikës lokale në Luginë, të cilat pastaj përfunduan me ndryshime në qeverisje. Fryma e këtyre ndryshimeve përfshiu dy komunat me shumicë shqiptare. Presheva e Bujanoci nga prilli i vitit që lamë pas kanë ndryshuar konfiguracionin qeverisës, pasi që pushtetmbajtësit e gjeratëhershëm tanimë janë opozitë e pazëshme.

Shkruar nga: Fatlum Q Hetemi-Preshevë;

Mirëpo, ky ndryshim i ofertuar te qytetarët me alternativa për ndryshim e shpëtim, tani në vitin që kemi filluar do të ketë sfida reale. Edhe ndryshimi, edhe shpëtimi të shumëtheksuara gjatë fushatës, efektin e parë dhe substancial patjetër duhet ta kenë në këtë vit. Në rast se efekti për ndryshim dhe shpëtim mbetet vetëm brenda kornizave premtuese, atëherë vazhdimësia e të njëjtit realitet i bie që ka ndryshuar vetëm fytyrën.

Bashkërendimi i politikave qeverisëse mbi parimet e promovuar në fushatë, është i domosdoshëm nga partnerët në koalicion. Po që se veprimi i këtyre është ndaras dhe gara për t’i marrë meritat për ndonjë punë është monedhë e vetme, sigurisht që, përmirësimin e qeverisjes si në Preshevë, si në Bujanoc e bën të pamundur.

Dhe, fatkeqësisht, shpeshherë, deklaratat, veprimet dhe ngarendja për t’i marrë meritat na shpien drejt asaj se, brenda të njëjtës qeverisje, kemi dualitet pushtetesh partiake e personale.

Në qoftë se kjo është praktikë e kësaj kaste qeverisëse që, aq fort e promovuan sjelljen e mentalitetit ndryshe, atëherë mundësia e ndryshimeve reale ka rrezik të shtyhet për një periudhe tjetër. E, kjo, është e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë Luginës, sepse, realisht, largimi i rinisë mbetet e vetmja alternativë për ndryshim e shpëtim.

Uji Dea

Andaj, gjatë këtij viti problemet e shfaqura me shumë të drejtë gjatë fushatës duhet patjetër të drejtohen drejt zgjidhjes. Serioziteti dhe bashkërendimi janë domosdoshmëri e kohës, e cila s’lejon gabime në hapa.

Sikundërqë, konsruktiviteti opozitar dhe aktivizimi i tyre edhe përtej kalkulimeve personale është i domosdoshëm. Madje, opozita si në Preshevë, si në Bujanoc duhet të jetë zëri më i fuqishëm ndaj qeverisjes, sepse kritikat e mosrealizimit (në fakt edhe s’i kanë realizuar) të premtimeve që janë bërë nga partitë sot në pushtet, janë arsyeja që ata sot i kanë lënë në opozitë.

Kritikat dhe daljet në konferenca duhet t’u shërbejnë problemeve që kanë qytetarët dhe keqqeverisjes, e jo të bëhet promovimi personal i figurave që veprimin konkret në politikë e kanë konsumuar më shumë për vete, sesa për qytetarët.

Pra, fundviti i këtij viti nuk do të jetë aq i lehtë për bilanc. Kurse, llogaridhënia herë do kurdo është e pashmangshme!

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.