Eko Higjiena

Lugina voton për ndryshim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edhe në zgjedhjet e fundit shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë garuan të përçarë. Njëjtë të përçarë në disa parti garuan edhe serbët. Ndryshe, vetëm një parti shqiptare ka garuar për Parlamentin e Serbisë, ndërsa votat e shqiptarëve i ka marrë Fatmir Hasani i PVD-së.

Të përçarë në pesë subjekte politike shqiptarët kanë garuar për ta udhëhequr komunën e Bujanocit, derisa katër parti serbe dhe një rome kanë synuar ta udhëheqin këtë komunë. Të dielën deri në mbrëmje rreth 20 mijë votues nga Bujanoci kanë dalë në zgjedhje. Vetëm Partia për Veprim Demokratik ka votuar edhe për Parlamentin e Serbisë, ndërsa partitë tjera kanë bojkotuar Parlamentin.

Votat e shqiptarëve kështu u ndanë mes Fatmir Hasanit nga PVD-ja dhe Muamer Zurkolicit, nga Bashkimi Demokratik i Boshnjakëve të Sanxhakut.

Fundamenti

Para shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc janë parë të dielën shumë simpatizantë politikë, të cilët kanë përcjellë situatën, por edhe janë munduar që t’ua mbushin mendjen për të votuar atyre që kishin dilema – kë të votonin për kryetar komune?

Kishte edhe të tillë që ishin me mision. “Një natë më parë janë paguar borxhet nga subjekti im për banorët e një lagjeje këtu afër. Kam dalë të shikoj a po votojnë apo jo”, ka thënë një simpatizues partiak, pa dashur të tregojë se cilit subjekt politik i takon.

Edhe në kufirin Kosovë – Serbi janë parë simpatizantë politikë, që pa hezitim kanë bartur udhëtarë në drejtim të Bujanocit e të Preshevës. Siç ka marrë vesh “Zëri” ata kanë bartur njerëzit drejt qendrave të votimit, derisa janë sponsorizuar nga subjektet më të mëdha politike./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.