ARKATANA

Lugina shpall autonominë nëse themelohet Asociacioni i Komunave Serbe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, ka paralajmëruar se Lugina do të shpallë autonominë në rast se në Kosovë themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Ai ka thënë se ata do të kërkojnë bashkimin me Kosovën, në përputhje me me Referndumin e 1-2 marsit të vitit 1992.

“Nëse serbët e Veriut shpallin Asociacionin e Komunave apo autonomi edhe ne në Luginë të Preshevës do të shpallim autonominë, me të drejtë të bashkimit me shtetin tonë amë, Kosovën. Ky proces do të bëhet konformë vullnetit dhe Referendumit të 1-2 marsit të vitit 1992. Një akt i tillë është në përputhshmëri edhe me konventat ndërkombëtare dhe me Kartën e OKB-së, e cila garanton vetëvendosjen e popujve”, ka thënë Musliu, për Presheva Jonë.

Ai ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por se një kërkesë e tillë është injoruar.

Hidromorava

“Nuk po kërkojmë pushkë, as luftë, por thjeshtë të inkuadrohemi në dialog. Ne në Luginën e Preshevës kemi telashe, sidomos me politiken diskriminuese të Serbisë”, tha ai.

Sipas tij, pa zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës s’do të ketë stabilitet në rajon.

Musliu ka thënë se për shqiptarët e Luginës duhet të vlejë parimi i reciprocitetit, atë që marrin serbët në Kosovë, të marrin shqiptarët në Luginë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.