GRANDEMALL

Lugina s’do të jetë temë dialogu mes Beogradit e Prishtinës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Beograd – Shefi i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Zoran Stankoviq ka deklaruar se drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk do të jetë temë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. ”Drejtat e askujt nuk janë rrezikuar dhe të gjitha tensionet po shkaktohen artificialisht. Ne po përkthejmë librat në gjuhën shqipe, gjithsej 77, po sigurojmë bursa, po organizojmë shkollime gratis të serbishtes”, tha Stankoviq për shtypin e sotëm.

”Tash duhet t’i kthehemi projekteve që do t’i kontribuojnë rimëkëmbjes së mëtejme të kësaj zone të vendit, dhe kjo do të ndikojë plotësisht në uljen e tensioneve”, transmeton qik-u pohimet e Stankoviqit.

Mobi Casa

Sipas tij, në Luginën e Preshevës nuk ka ndërprerje të projekteve, qëllimi i të cilave është përmirësimi i jetës së njerëzve në ato tri komuna. “Gjatë vitit të kaluar në Preshevë dhe Medvegjë janë investuar 222 milionë dinarë dhe janë përmbushur të gjitha detyrat e parashtruara. Projektet më të rëndësishme janë ndërtimi i fazës së parë të akusherisë jashtëspitalore në Preshevë, përgatitja e lokacionit për ndërtimin e repartit të Fakultetit Ekonomik nga Subotica, ndarja e 100 milionë dinarëve për hapjen e vendeve të reja të punës në vitin e kaluar”, tha Stankoviq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.