ARKATANA

Lugina në takimin lamtumirës te Presidenti Nishani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij, z. Bujar Nishani, të shtunën e 20 majit, ka pritur në rezidencën e tij, një delegacion nga Lugina e Preshevës, në përbërje të Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, Fatmir Hasani, deputet popullor, Leme Xhema, Sami Salihu, kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, zëvendësreis i Rijasetit në Serbi, Naser Aziri nga UDSH, Nagip Aliu, Belgzim Kamberi dhe disa përfaqësues nga diaspora.

Qëllimi i kësaj vizite me karakter lamtumirës, ishte njohja për së afërmi lidhur me gjendjen politike dhe ekonomike të shqiptarëve në rajonin e Luginës së Preshevës.

Fillimisht, presidentin Nishani, e njoftuan për sfidat dhe të arriturat në Luginë të Preshevës, kryetari Shaip Kamberi dhe deputeti popullor në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, duke u fokusuar në shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut, shlyerjen e shqiptarëve nga evidenca e gjendjes civile, shpërnguljet në heshtje, mungesën e teksteve, mos njohjen e diplomave e probleme të tjera të natyrës politike dhe ekonomike.

ARKATANA

Ata, gjithashtu, falënderuan presidentin Nishani, për kontributin dhe angazhimin e tij, në mandatin pesëvjeçar, sa ishte në krye të shtetit, për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Presidenti i Shqipërisë, në largim , z. Bujar Nishani e siguroi delegacionin se angazhimi i tij nuk do të pushoj as në të ardhmen për Luginë, duke rikonfirmuar mbështetjen e Tiranës zyrtare, se “përkrahja e qeverisë, shtetit shqiptar do të vazhdoj të përkujdeset për shqiptaret jashtë kufijve të saj, në këtë rast për shqiptarët etnikë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, njofton portali i pavarur jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.