FIDANISHTJA

Lugina ndërron klasën politike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fati që kishte ndjekur gjashtë vjet më parë Riza Halimin, duke mbetur në opozitë edhe pse kishte fituar zgjedhjet lokale, po pritet ta ndjekë edhe Ragmi Mustafën, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Preshevë. Ky i fundit do të mbetet në opozitë, pasi Alternativa për Ndryshim siç ka marrë vesh “Zëri” do të lidhë koalicion me Partinë për Veprim Demokratik, për të lënë në opozitë partinë e Ragmi Mustafës.

Subjekti i këtij të fundit ka fituar 5521 vota, duke lënë mbrapa Alternativën me një diferencë të ngushtë prej vetëm 946 votash, apo me gjithsej 4575 vota.

Por, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, është partia e tretë – PVD, me gjithsej 4088 vota, ajo që nuk do të lidhë kurrsesi koalicion me PDSH-në e Mustafës, duke e lënë atë në opozitë.

Mobi Casa

PVD: Përveç me PDSH-në, jemi të hapur për koalicione

Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së për Preshevë, ka thënë për “Zërin” se përveç me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) me subjektet tjera janë të hapur për koalicione.

“Ende nuk e kemi mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe nuk kemi biseduar në lidhje me këtë çështje me asnjë subjekt. Nuk kemi marrë as sinjale nga partitë tjera. Por, do të jemi të hapur për të gjithë, përveç PDSH-së”, ka thënë Latifi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.