Uji Dea

Lugina mirëpret reciprocitetin Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftime është mirëpritur në Luginën e Preshevës.

Qytetarët kanë thënë se asnjë problem nuk e kishin në pikat kufitare.

Sipas burimeve jozyrtare në pikën kufitare në Depcë, pak minuta para mesnatës, erdhi edhe urdhri për policinë serbe që të respektohet reciprocitetit për dokumentet e udhëtimit ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës.

Procesi nisi pa probleme dhe zgjati edhe gjatë ditës. Këtë e kanë konfirmuar edhe qytetarët që e kanë kaluar kufirin mes Kosovës e Serbisë.

UBT

“Po, po respektohet, normalisht me dokumente të Kosovës e kalova kufirin, nuk pati kurrfarë problemi, më dhanë tiketën që të mbuloj tabelat dhe gjithçka ishte në rregull”, shprehet një qytetar.

Reciprocitetin e ka mirëpritur Shaip Kamberi deputeti i vetëm shqiptar Parlamentin e Serbisë.

“Për ne si qytetar të Luginës, si komunitet që për vite me radhë po bisedon me Serbinë dhe nuk ka arritur të detyrojë këtë shtet të përmbushë detyrimet që ka ndaj shqiptarëve të Luginës, reciprociteti është një ndër elementet e fundit përmes së cilës shpresojmë që në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi të shtrohet edhe çështja e shqiptarëve të Luginës”, ka thënë Kamberi për rtk.

Në Luginën e Preshevës, kërkesë konstante e spektrit politik shqiptarë ka qenë vendosja e masave të reciprocitetit në të drejta për shqiptarët, ashtu çfarë të drejtash gëzojnë serbët në Republikën e Kosovës, të cilët numerikisht janë shumë më pak se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.