UBT

Lugina me 80 % të papunë, vendi më i pazhvilluar në rajon dhe Evropë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lugina, rajoni i banuar kryesisht me shqiptarë, vazhdon të mbetet vendi më i pazhvilluar, jo vetëm në Serbi dhe Ballkan, por edhe në Evropë. Shkalla e papunësisë në këtë zonë arrin në nivelin 80 përqind. Dhjetëra fabrika që dikur punësonin mijëra punëtorë tani janë të mbyllura.

Dhjetëra fabrika në Luginën e Preshevës që dikur punësonin mijëra punëtor, ndonëse të privatizuara, pothuajse të gjitha janë të mbyllura. Rreth 20 përqind të të punësuarve të gjithmbarshëm kryesisht janë në administrata komunale, në shkolla dhe polici, e krejt pak nga ta në sektorin privat, raporton RTK.

Tokat që dikur ishin burim ekzistence tashmë janë shëndrruar në djerrina. Rinia që përbën pjesën më vitale të kësaj popullate e përballur vazhdimisht me probleme, në mungesë të perspektivës ia mësynë vendeve të Evropës Perëndimore në kërkim të një jete më të mirë.

“Papunësia, njerëzit po kshirin me dal jashtë për një jetë ma të mirë pak. Ka dy autobusa natën prej cetuhi shkojn jashtë, të ri krejt. Shembull shkollën e ka kry, fakultet ka kry, ai ik përjasht, pe shfrytëzon jashta”, shprehet njëri nga banorët e Luginës, transmeton Titulli.com.

Uji Dea

Në periudhat e mëhershme, ndonëse popullsia ishte evidente, investimet e mërgimtarëve, kryesisht në ndërtimtari, krijonin vende pune sezonale. Së fundi edhe këto investime janë të pakta.

“Tash hiç nuk ka kurxho, as fabrika as kurxho s’ka. Rinia për çata krejt po dalin jashtë, pa punë s’ka kurxho”, shprehet qytetari tjetër.

Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, shqiptarët për mëse dy dekada e gjysmë janë të organizuar politikisht dhe përfaqësohen me shtatë parti politike.

Për tërë këto vite mes përfaqësuesve politik dhe institucional në vazhdimësi kanë mbretëruar dallime të shumta, ndërsa gjendja e shqiptarëve në këtë rajon vazhdon të rëndohet gjithnjë e më shumë. /Titulli.com/