ARKATANA

Lugina kërkon që të jetë pjesë e zgjedhjeve në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mospërmendja e Luginës së Preshevës, nga liderët e partive politike në Kosovë, ka indinjuar përfaqësuesit e kësaj treve. Ata thonë se kanë pritur që Lugina do të jetë ndër çështje kryesore gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Mirëpo, deri më tani asnjë lider i partive politike në Kosovë, nuk e ka thënë as edhe një fjalë për Luginën e Preshevës.

Madje as në programet e tyre qeverisëse nuk është e përfshirë çështja e Luginës. Kjo ka befasuar shumë kryetarin Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliun. Ai thotë se ka pritur që çështja e Luginës të jetë pjesë e fushatës së partive politike në Kosovë.

Eco Higjiena

“Kosova nuk duhet të na harrojë. Për neve është vitale se çfarë plani ka Kosova për Luginë të Preshevës. Ne kemi qenë dhe do të jemi Kosovë. Megjithatë nuk është hera e parë që po ndodh ky injorim ndaj popullatës në Preshevë. Nuk e di nëse kjo po bëhet nga frika e ndërkombëtarëve”, ka thënë Musliu për gazetën Tribuna.

Sipas tij, në Kushtetutën e Kosovës është dashur që Lugina e Preshevës të këtë të drejtë votimi në Kosovë…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.