ARKATANA

Lugina i merr nuset e “siguruara”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vera në Luginë është e njohur edhe për organizimin e dasmave, martesa të cilët kryhen mes të rinjve të komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë me të dashurit/rat e tyre matanë kufijve.

Kush ka përzgjedhur nusen apo burrin nga Kosova dhe anasjelltas, këtë verë si edhe të kaluarën, duhet të përgatisë edhe sigurimin, në të kundërt nusja apo dhëndri do të duhet të kalojë kufirin në këmbë.

Kjo po i ndodhë dasmorëve të Luginës dhe atyre të Kosovës, të cilët edhe gjatë kësaj vere po ballafaqohen me pagesën e policës së sigurimit për makinat e tyre për të hyrë në territorin e Kosovës apo të Serbisë.

Mobi Casa

Madje rastet e fundit flasin se edhe për 5 kilometra hyrje në territorin e Kosovës për të marrë nusen, duhet të paguhen 20 euro për të kaluar me makinë me targa të Luginës.

Kur kësaj pagese i shtohen 20 makina në kolonë, për nusen kosovare paguhet 400 euro sigurim. Dasmorët në këtë rast nuk i ndihmon as Rezoluta e aprovuar në Kuvendin e Kosovës, e cila në njërën prej pikave të saj kërkon pezullimin e taksës së policës së sigurimit për makinat e shqiptarëve të Luginës.

Si do që të jetë, taska e Qeverisë së Kosovës nuk po arrin që të “prishë” martesat mes të rinjve nga Lugina dhe Kosova, edhe pse në masë të madhe ka izoluar shqiptarët e këtyre tri komunave të mbetura në Serbi./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.