United Hospital

Lugina e Preshevës pret Fondin Zhvillimorë nga Kosova (rezoluta e kuvendit)

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në qershorin e vitit 2013, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, në kuadër të së cilës parashihej hapja e një zyre dhe krijimi i një Fondi zhvillimor, shkruan Titulli.com.

Kryetarja e kuvendit komunal në Preshevë, Ardita Sinani thotë se ishte një gëzim i paparë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ngase për herë të parë në historinë e këtij rajoni, debatohej në organin më të lartë të shtetit të Kosovës, në Parlamentin republikan, çështja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

“Në këtë seancë plenare u nxor edhe një Rezolutë, në kuadër të së cilës parashihej hapja e një zyre dhe krijimi i një Fondi zhvillimor. Në Gjilan u hap zyra e për Luginën e Preshevës, e cila është duke funksionuar në mënyrë institucionale”, është shprehur Sinani.

Sipas saj në Gjilan u hap zyra e për Luginën e Preshevës, e cila është duke funksionuar në mënyrë institucionale dhe se kanë bashkëpunim të sinqertë me kryetaren e zyrës, Gentiana Shabani.

United Hospital

Sinani theksoi se sa i përket Fondit zhvillimor për Luginën e Preshevës, ka ngecur puna, por nuk do të thotë se janë shterur mundësitë për jetësimin e tij, vetëm kërkohet të gjenden rrugë e mënyra për realizimin konkretisht.

“Besoj se pas ndryshimeve në pushtetin lokal, të cilat erdhën me zgjedhjet e prillit të këtij viti, sigurisht që kërkesat tona do të jenë më praktike e më pragmatike dhe do të kërkojmë, që ky Fond zhvillimor të mos mbetet veç në letër, por të riaktivizohet e të realizohet në praktikë”, ka deklaruar Ardita Sinani.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën në Qershor të vitit 2013 për shqiptarët e Luginës së Preshevës, atëhër të udhëhequr nga kryetari Jakup Krasniqi./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.