Mobi Casa

Lugina e Preshevës nuk pret ndikim edhe në politikën lokale nga takimet e dy qeverive në Tiranë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në pallatin Kongreseve në Tiranë është zhvilluar takimi ndërmjet dy kabineteve qeveritare Shqipëri – Kosovë.Edi Rami gjatë fjalimit të tij përmendi historikun e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe ngjarjet nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët përgjatë historisë më të re nëpër të gjitha trojet etnike.

Ndërsa Rama duke folur për pozitën e serbëve në Kosovë ai bëri një krahasim me pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, shkruan Titulli.

“Në fakt problem do të ishte sikur serbët të mos kishin vende por kur i kanë dhe i lënë është problemi i tyre. ndërkohë që ata nuk janë aty qeveria e Kosovës është në krye të detyrës për të plotësuar të gjitha detyrimet që parashikon marrëveshja serbe në Kosovë. Prandaj është e natyrshme që të ndodhë e njëjta gjë për shqiptarët në Luginën e Kosovës”, është shprehur Edi Rama.

Sipas tij në këtë kuadër nuk ka asnjë krahasim mes qeverisë Kosovë-Serbi që njëra qeveri i respekton maksimalisht të drejtat e minoritarëve dhe tjetra jo.

Fundamenti

Aktivisti i shoqërisë civile në Preshevë, Valon Arifi në një prononcim për Titullin takimin e sotëm mes dy qeverive e sheh të suksesshëm dhe në interes të të dyja palëve, ndërsa mendon se të dyja qeveritë, veçanërisht ajo e Shqipërisë duhet ti qaset edhe më shumë problemeve të shumta që kanë qytetarët në Preshevë e e Bujanoc.

“Kaluan gati një vit që kur po këto dy qeveri financuan në mënyrë modeste hapjen e maternitetit në Luginë të Preshevës dhe një gjë e tille ende s’ka ndodhur. Une mendoj që edhe politika lokale në Luginë është treguar tejet dekonstruktive karshi Qeverisë Shqiptare”, tha Arifi.

Airif thotë se derisa këto mbledhje mes Shqipërisë e Kosovës, mundë të llogaritet storie suksesi, ndikimin e tyre në Luginë të Preshevës ende nuk e sheh serioz.

Kjo ishte mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ku edhe u nënshkruan marrëveshjeve mes dy vendeve që u vlerësuan në interes të qytetarëve./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.