ARKATANA

Lugina e Preshevës në gjendje të rëndë, shkaktarë Serbia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjendja e rëndë ekonomike në Luginën e Preshevës, po vazhdon të jetë rezultat i trajtimit jo adekuat shtetërorë të Serbisë.

Trajtimi i Luginës së Preshevës për më se dy dekada si zonë me rrezikshmëri të lartë, po ndikon që në këtë rajon, mos të ketë investitor të cilët do të mund të përmirësonin gjendjen ekonomike.

Përfaqësuesit politik, mungesën e investimeve e shohin në prizmin e diskriminimit të vazhdueshëm shtetërorë, ndërkohë që kërkojnë ndryshim të kësaj gjendje.

Për Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, varfërimi i kësaj zone, do të thotë detyrim për shpërngulje.

UBT

Por, ka nga ata që kritikojnë edhe lidershipin shqiptarë, për neglizhencë në drejtim të zhvillimit ekonomik. Jeton Ismaili, gazetar, ka thënë se përfaqësuesit institucional jo që nuk kanë arrit ta përmirësojnë gjendjen ekonomike por edhe ato pak investime i kanë orientuar gabimisht.

Gjendja e rëndë ekonomike në Luginën e Preshevës, po vazhdon të jetë rezultat i trajtimit jo adekuat shtetërorë të Serbisë. Mungesa e investimeve dhe trajtimi i këtij rajoni, si zonë me rrezikshmëri të lartë, po ndikon që, përkundër pozitës tejet të volitshme , as investitorët e huaj të mos kontribuojnë këtu.

Si pasojë në Luginë më se 80% e popullatës është e papunë, derisa në Serbinë qendrore papunësia është 17 %. Ndërkohë që të ardhurat kombëtare për kokë banori llogariten në vetëm 13%, raporton RTK. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.