UBT

Lugina e Preshevës, meriton një përkujdesje më të madhe institucionale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Institutin Albanologjik, në Prishtinë, Akademik Rexhep Qosja, priti përfaqësuesit e jetës kulturore dhe informative të Luginës së Preshevës. Nexhmedin Saqipi dhe Sevdail Hyseni, nga radhët e shoqërisë civile dhe shoqatës së gazetarëve të Luginës së Preshevës, e njoftuan për së afërmi Akademik Qosjen dhe dr. Faik Shkodrën, lidhur me problemet me të cilat po ballafaqohen këto dy sfera nga më të ndjeshmet e shoqërisë shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në këtë takim shumë miqësor Akademik Qosja, pranoi një ftesë nga Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva” dhe Shoqata e Gazetarëve “Etika”, për të marrë pjesë në promovimin e librit publicistik me opinione për Luginën e Preshevës, të autorit Nexhmedin Saqipi, që do të mbahet, më 24 dhjetor, në të cilin do të zhvillohen diskutime publike me temën “Përpjekjet për respektim të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe për ndërtim të paqes së qëndrueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Uji Dea

Në fund të këtij takimi, bashkëbiseduesit: Akademik Rexhep Qosja, dr. Faik Shkodra, Nexhmedin Saqipi dhe Sevdail Hyseni, bënë një fotografi të përbashkët, të shoqëruar nga një pikturë e punuar më herët në pëlhurë nga mr. Xhevdet Dulaj, profesor në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc, në shenjë respekti dhe nderimi për Akademik Rexhep Qosja, për kontributin e tij të dhënë për afirmimin e çështjes shqiptare në Luginë të Preshevës dhe më gjerë./njofton Jetapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.