Eko Higjiena

Lugina e Preshevës mbetet pjesa më e pazhvilluar në Serbi

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Bujanoc – Më shumë se 70 % e të rinjve nga Bujanoci nuk sheh ardhmëri në vendlindje dhe planifikon të shkojë ose në qytete më të mëdha përreth, siç është Prishtina, Beograd dhe Tirana, ose në Evropën Perëndimore, tregojnë hulumtimet e organizatave joqeveritare nga jugu i Serbisë.

Puna dhe kushtet më të mira për jetë, janë dëshirë unike e të rinjve të Bujanocit, pa e marrë parasysh a janë nga bashkësia serbe, shqiptare ose rome, raporton FoNet.

Ata problemet ekonomike i shohin si më të rëndësishmet, kurse të rinjtë shqiptarë thonë se ende nuk është zgjidhur problemi i njohjes së diplomave nga Kosova, ku i mbarojnë fakultetet.
Kryetari i Këshillit për të Drejta të Njeriut nga Bujanoci, Ragmi Mustafa, thotë për agjencinë FoNet se pikërisht çështja e pazgjidhur e njohjes së diplomave është gjëja më e rëndësishme për të rinjtë shqiptarë, edhe pse edhe situata e keqe ekonomike dhe pamundësia për të gjetur punë.

“Për këtë arsye të rinjtë në mënyrë masive po largohen nga Bujanoci, edhe shqiptarët edhe serbët edhe romët. E kemi rrjedhjen e vërtetë të trurit dhe largimin e njerëzve të shkolluar nga ky vend”, ka vlerësuar Mustafa.

Tema e mosnjohjes së diplomave nga fakultetet e Prishtinës ende nuk është hequr nga rendi i ditës. Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka shpallur jokushtetuese Marrëveshjen e Brukselit për këtë, e rikujton Mustafa dhe e thekson se diplomat do të mbeten problem numër një, nëse kjo çështje nuk do të zgjidhet.

Ai, si problem të dytë, e ka cilësuar varfërinë, kurse në vend të tretë e ka theksuar papunësinë, gjë që i mundon, jo vetëm të rinjtë, por edhe banorët e moshuar të Bujanocit, të cilët bashkë me Preshevën hyjnë në komunat më të pazhvilluara dhe më të varfra në Serbi.

Me planin e zgjidhjes së krizës në jug të Serbisë, i aprovuar që në vitin 2001, është parashikuar zhvillimi i shpejtë ekonomik i komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, por sipas këtij plani, thotë Mustafa, gjatë 13 vjetëve të shkuara nuk është bërë ajo që është parashikuar, as nuk është arritur zhvillimi i shpejtë ekonomik dhe integrimi i shqiptarëve në institucione të shtetit.

Me siguri do të kalojë edhe shumë kohë, parashikon Mustafa, i cili konsideron se zgjidhja e problemit të jugut të Serbisë, “e duam apo nuk e duam ne këtë”, megjithatë është e lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Derisa çështja e Kosovës nuk zgjidhet në bisedat në Bruksel, mendoj se ende nuk ka ardhur koha që të zgjidhen problemet e shqiptarëve këtu, por edhe problemet e të të gjitha bashkësive të cilat jetojnë në Bujanoc”, ka shpjeguar Mustafa.
“Këtu njerëzit ndahen sipas kombësisë, por të gjitha bashkësisë kanë edhe probleme të përbashkëta”, ka theksuar Mustafa dhe ka vlerësuar se në Bujanoc “kurrsesi që të gjithë ne nga bashkësitë e ndryshme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të hartojmë projektin e Bujanocit për 10, 15 ose 20 vjet”.

“Patjetër duhet të ekzistojë projekti i perspektivës ekonomike, politike dhe shoqërore për të cilin do të duhej të punohet”, ka vlerësuar Mustafa dhe ka theksuar se Bujanocit nuk i nevojitet pushteti shumetnik,l por zhvillimor.

Fundamenti

Ai mendon se marrëdhëniet ndëretnike në Bujanoc janë të mira, por që problemi qëndron se si funksionon pushteti dhe cilat janë detyrat e tij.

Mirë është që është hapur një fakultet në Bujanoc, por zhvillimi është i nevojshëm edhe në ndonjë nivel tjetër, ka thënë Mustafa, i cili konsideron se “për të rinjtë pushteti shumëetnik nuk ka ndonjë domethënie”.

Asnjë politikan, i cili ka qenë këtu deri më tani, nuk ka pasur ide, vizion dhe projekt çfarë do të duhej të jetë Bujanoci në të ardhmen, ka vlerësuar Mustafa.

Sipas fjalëve të Kujtim Ismailit nga Bujanoci, shteti nuk është i interesuar për zgjidhjen e problemit të të rinjve, të cilët në radhë të parë janë sociale dhe ekonomike, por edhe në fushën e arsimit.
“Planet mësimore fare nuk janë reformuar dhe të rinjtë në këtë mënyrë janë të penguar që të jenë pjesë e shoqërisë bashkëkohore dhe e vlerave evropiane”, ka theksuar Ismaili, i vetëdijshëm se ekziston distanca etnike midis të rinjve në Bujanoc, por që të gjithë këta i kanë problemet e njëjta.
“Mendoj se administrata shtetërore nuk është e kthyer ndaj të rinjve dhe ky është problem i madh. Ne këtu nuk e kemi asnjë aktivitet të administratës shtetërore që është i orientuar ndaj të rinjve”, ka vlerësuar Ismaili.

“Nuk janë të rinjtë problem, por mentaliteti i vjetër në administratë shtetërore”, ka thënë Ismaili dhe ka shtuar se “administrata nuk është hapur ndaj të rinjve dhe ndaj vlerave të reja.”
Për Aleksandar Angjelkoviqin nga Bujanoci problemi më i madh i të rinjve është puna, me ç’rast konsideron se shteti është i vetmi që mund të ndihmojë.
“Problemet janë shumëetnike, edhe për serbë, edhe për shqiptarë edhe për romë. Të gjithë ne duam të punojmë”, ka theksuar Angjelkoviqi dhe ka paralajmëruar se edhe të rinjtë serbë në numër të madh janë duke u larguar nga Bujanoci.
“Po largohen edhe të rinjtë shqiptarë dhe romë.

Të gjithë po largohen, sepse këtu nuk ka punë”, ka shpjeguar Angjelkoviq, duke vlerësuar se investuesit është e qartë se nuk do të vijnë në Bujanoc, kështu që mbetet punë e shtetit që të sigurojë hapjen e vendeve të reja të punës.
“Kjo është mënyra e vetme që të ndalet largimi i të rinjve nga Bujanoci, nga të gjitha bashkësitë, por edhe shpërngulja e serbëve prej këtuhit”, ka vlerësuar Angjelkoviqi.
Këshilltari në Kuvendin Komunal të Bujanocit Miodrag Milkoviq ka thënë se nuk po flet vetëm si politikan, por edhe si prind, i cili nuk di a do të kthehen fëmijët kur t’i mbarojnë studimet në Beograd ose në ndonjë qytet tjetër.

“Ne këtu po merrem me çështjet të cilat janë të mira jo vetëm për përurime politike, por nuk po merremi me atë se fëmijët po na largohen nga Bujanoci dhe as që planifikojnë të kthehen”, ka vlerësuar Milkoviqi.
“Nuk do të kemi me çfarë të merremi nëse të rinjtë na shkojnë nga Bujanoci”, ka paralajmëruar Milkoviqi dhe ka theksuar se tërë jugu i Serbisë është në problem të madh, jo vetëm Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, por edhe Bosilegradi, Vranja, Vladiçin Hani, Leskovci dhe Nishi.

Të gjithë ne jemi të ballafaquar me probleme të mëdha, standardi është jashtëzakonisht në nivel të ulët”, ka shpjeguar Milkoviqi, duke bërë me dije se për komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës shteti nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e problemeve ekonomike.

“Politikanët i kanë pranuar privilegjet e veta dhe po përpiqen t’i mbajnë sa më gjatë”, ka deklaruar Milkoviqi dhe ka përfunduar se të gjitha rrëfimet për “të të ashtuquajturat dialogjet politike” do të bëhen dekutante, nëse sa më shpejt nuk ballafaqohemi me probleme” të cilat janë duke na munduar bashkë të gjithë neve këtu” .