Mobi Casa

Lugina e Preshevës kërkon ndihmën e Kuvendit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të premten kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Në fillim të takimit, Mustafa e uroi kryetarin për pozitën e re në krye të legjislativit të Kosovës, duke shprehur besim se gjatë mandatit të tij do të ketë intensifikim të marrëdhënieve me shqiptarët e Luginës, duke i bërë ato edhe më përmbajtjesore.

Veseli dhe Mustafa diskutuan për zhvillimet në vend dhe rajon, për dialogun ndërshtetëror aktual, bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Kuvendit dhe komunave të Luginës së Preshevës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore.

ARKATANA

Ishte qëndrim i përbashkët i takimit se duhet të respektohen të drejtat e njeriut, si dhe të integrohen pakicat në institucione, në mënyrë që komunitetet pakicë të jenë vendimmarrëse në nivele të ndryshme, të kenë qasje të papenguar në edukim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, ruajtjen e identitetit nacional etj., gjithnjë me ligje dhe praktika që përafrojnë vendet e Ballkanit me Bashkimin Evropian.

Veseli inkurajoi Mustafën, në veçanti për zhvillimet pozitive në fushën e edukimit, duke theksuar se me përkushtim do të përkrahë marrëveshjet e deritashme të Kuvendit me komunat me shumicë shqiptare të Luginës. Ai më këtë rast ka cekur rëndësinë e dialogut, relaksimin e raporteve shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e veçmas implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore me qëllim të përmirësimit substancial të jetës së të gjithë qytetarëve.

Bashkëbiseduesit ishin të një mendjeje se ka vend dhe vullnet për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, me interes të gjithanshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.