Eko Higjiena

Lugina e Preshevës, Brukseli dhe Krishtlindjet serbe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vikendi i parë i janarit të Vitit të Ri, përshkoi Luginën e Preshevës, me të reshura të dendura të borës, e cila ka vështirësuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe makinave, duke shkaktuar, madje edhe incidente zinxhirore.

Vëmendjen e përqendruar të institucioneve lokale, te problematika e stuhisë së borës dhe virusit epidemiologjik, e zhvendosi në rrafshin politik, deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se “Lugina e Preshevës, duhet të bëhet temë diskutimi në Bruksel”.

Një deklaratë e tillë e Ministrit Hoxhaj, nxiti reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët e mirëpritën idenë e Qeverisë së Kosovës, që çështja e tri komunave shqiptare në Serbi, të jetë pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd, sa do që kjo ide nga disa qarqe në Kosovë, konsiderohet paksa e vonuar.

Ndërkaq, për kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, një nismë e tillë është e mirëseardhur, ngase në Bruksel ka çka të diskutohet për çështjen shqiptare në Luginë të Preshevës.

ARKATANA

“E nevojshme ka qenë gjithmonë, kjo ide duhet të përshëndetet. Lugina e Preshevës, ka shumë probleme që duhet të shikohen”, u shpreh zoti Kamberi.

Problemet e stinës së bardhë me të reshura e stuhi bore, që e goditën nga qielli Luginën e Preshevës, pasoi deklarata e shumëpritur e ministrit Hoxhaj për përfshirjen e Preshevës, në procesin e Brukselit, për të vazhduar me Krishtlindjet serbe, të cilat u përcollën me krisma armësh, zjarre e ngritje të tre gishtërinjve.

E premtja e gjashtë janarit, në mbrëmjen festive të krishtlindjeve ortodokse, në qendrën e Bujanocit dhe në periferi të Preshevës, te Stacioni i Trenave, u trazua me ndezjen e fishekëzjarreve dhe të dushkut, të cilat, pastaj, u shoqëruan me ngritjet e flamujve dhe tre gishtërinjve, si shenjë provokimi për shqiptarët shumicë të këtyre komunave, të Luginë së Preshevës./www.jetapress.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.