KKVITI

Lugina e Preshevës: Beteja e humbur publike e opozitës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sevdail Hyseni – Dëbora e parë që erdhi një ditë pas festës së Flamurit Kombëtar, në Luginë të Preshevës, flladiti emocionet e trazuara të opozitës ndaj ngjyrës kuq e zi, të cilën e mbajnë nga jashtë si dekor, kurse nga brenda i përngjajnë thesit të qymyrit.

Opozita, mjerisht, shqiptare në Luginë të Preshevës, nuk ishte pjesëmarrëse aktive nëpër manifestimet kulturore kushtuar ditës së Flamurit Kombëtar, simbolit historik e identifikues të shqiptarëve, por bënte “sehir” nga dritaret publike, duke përqeshur, tallur e nënçmuar veprimtaritë e tanishme e duke i himnizuar të shkuarat, kur ata ishin dikur në pushtet.

Kur gjithandej viseve shqiptare, valonin flamujt kombëtarë e buçiste kënga dhe vallja e bukur shqipe, me mesazhet më të ngrohta miqësore “Urime Dita e Flamurit Kombëtar!” Urime 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë!, duke reflektuar bashkim shpirtëror e fizik, opozita në Luginë, ndjell lemerinë, përçarjen, urrejtjen dhe hasmërinë ndërshqiptare.

Madje, ç’është më e keqja, kjo opozitë ogurzezë, sajon skenare të kobshme për drejtuesit e ndërmarrjeve publike, duke ushqyer inspektorët e kriminalitetit shtetëror me letra anonime, kinse në emër të “shqetësimit të qytetarëve”, për veprimet e paligjshme të tyre.
Dora e zezë opozitare, nuk ndalet në hedhjen e gurit dhe fshehjen e dorës, në adresë të institucioneve, nga të cilat marrin paga dhe nga na tjetër mundohen t’i shkatërrojnë ato, për tu kthyer dhunshëm në pushtet, të cilin e humbën për të mos u kthyer kurrë.

Uji Dea

Beteja e humbur publike e opozitës për ta rrëzuar pushtetin, madje edhe në ditët e gëzimeve të shqiptarëve, në festat nacionale, tregon qartë se në çfarë niveli ka rënë përpjekja djallëzore e ish pushtetarëve, pozita e të cilëve, gjithnjë po zvogëlohet, rrudhet dhe katandiset si më keq.

Përplasjet opozitë – pozitë në Luginë të Preshevës, thellon edhe më shumë hendekun në të cilën ka rënë shoqëria shqiptare e cila, gëzimin që zgjat një ditë, madje vetëm disa orë rreth Ditës së Flamurit, të kthehet në një Gur Sizifi, i cili rrokulliset lart e poshtë pa gjetur një zgjidhje institucionale për simbolet kombëtare.

E gëzimet që zgjatin më pak se një ditë rreth festës së Flamurit Kombëtar, i cili nuk është i rregulluar me ligj, të kujtojnë vargjet popullore:
“Fjalë e urtë devollçe:
– Si të bëjmë e si të themi,
Bir, o Muço kokëdemi,
Dasmë bëjmë dhe nuse s’kemi?!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.