UBT

Lugina e merr “dysh” në barometrin gjerman të krizave

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kur është fjala te konflikti Kosovë-Serbi, ky konflikt sipas institutit është konflikt mes dy shteteve: të qeverisë së Kosovës me qeverinë në Serbi.Zona e krizës në Luginën e Preshevës, ku shqiptarët po hapin çështjen e autonomisë, ka fituar një “dysh”. Kjo është vlerësuar si krizë pa dhunë, por me tendencë të rritjes.

Numri i përgjithshëm i konflikteve në Evropë në vitin 2012, sipas “Barometrit të konfliktit” të Institutit në Heidelberg, nuk ka ndryshuar në krahasim me vitin 2011. Tre të katërtat e konflikteve janë të padhunshme. Vlerësimin më të keq në shtetet e ish-Jugosllavisë e mori konflikti Kosovë-Serbi dhe kriza shqiptaro-maqedonase

Ballkani si vatër krize kryesisht është në shuarje – thuhet në raportin e publikuar së fundmi nga Instituti për Kërkime të Konflikteve në Heidelberg. Sipas të ashtuquajturit “Barometër të konfliktit”, numri i përgjithshëm i konflikteve në Evropë më 2012 ka mbetur në të njëjtin nivel si në vitin e mëparshëm: në shifrën 58, transmeton Telegrafi.

Për çfarë evropianët përlahen më shpesh, e mbase edhe rrihen? Në radhë të parë janë kërkesat për autonomi dhe ndarje (14 raste). Pasojnë pastaj konfliktet për të krijuar dominim ndërkombëtar, grindjet mbi territorin dhe debati i pazgjidhur rreth çështjeve sistemore-politiko-ideologjike.

Metoda me të cilën instituti përcakton listën vjetore, bazohet në vlerësimet që u jepen zonave të konfliktit. “Njëshi” do të thotë diskutim i rregullt ose konflikt i zëshëm në Parlament, “dyshi” nënkupton krizën e padhunshme, “treshi” krizën me dhunë, “katërshi” luftën sporadike, ndërsa “pesëshi” luftën”.

Lajm i mirë është që të paktën këtë herë askush në Evropë nuk ka “pesëshe”, por “tresha” e “njësha”. “Katërshja” e vetme është në Kaukazin verior në Rusi.

Hidromorava

Vlerësimi më i keq për Jugosllavi u është dhënë konflikteve Kosovë-Serbi, dhe atyre shqiptaro-maqedonase në Maqedoni. Këto kanë marrë “treshe”, pra futen në “konfliktin me dhunë”.

Në këtë pikë autorët kanë futur edhe tendencat. Kështu, vlerësimi është se konflikti Kosovë-Serbi po stagnon, kështu që ky “tresh” është i intensitetit më të ulët se “treshja” e fortë për krizën shqiptaro-maqedonase që ka tendenca të rritjes.

Kur është fjala te konflikti Kosovë-Serbi, ky konflikt sipas institutit është konflikt mes dy shteteve: të qeverisë së Kosovës me qeverinë në Serbi.

Zona e krizës në Luginën e Preshevës, ku shqiptarët po hapin çështjen e autonomisë, ka fituar një “dysh”. Kjo është vlerësuar si krizë pa dhunë, por me tendencë të rritjes.

Që nga viti 1991, ky institut gjerman publikon “Barometrat e konfliktit”, në kërkim të metodave shkencore të njohjes, klasifikimit, kontrollit dhe zgjidhjes së konflikteve të brendshme dhe ndërshtetërore nëpër botë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.