Eko Higjiena

Lugina e braktisur

/ 2 minuta lexim
HW

Lugina e Preshevës po zbrazet dita ditës nga shqiptarët. Banorët thonë se janë të diskriminuar nga politika serbe e të anashkaluar nga Tirana e Prishtina. Politikanët lokalë sipas tyre po i shikojnë vetëm përfitimet e veta, derisa mirëqenien e popullit nuk e kanë prioritet. Përkrahje nuk kanë e as nuk presin nga Serbia, të cilën e konsiderojnë armike, derisa nga Shqipëria e Kosova kanë dëgjuar vetën deklarata, pa vepra konkrete.

Praninë e shtetit në të cilën jetojnë e shohin vetëm me mbipopullimin me policë e xhandarë përskaj kufirit me Kosovën. Me një papunësi që sillet prej 70 deri në 80 për qind, ata nuk shohin perspektivë për të ardhmen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq qeveria e Kosovës që vazhdon të merret me pasojat e prezencës së Serbisë në Kosova, edhe për një kohë nuk do ta ketë në agjendë çështjen e shqiptarëve të Luginës. Të drejtat që i gëzojnë serbët në Kosovë, nuk i kanë as për së afërmi shqiptarët e Luginës.

Banorët që has në qytetin e Preshevës hezitojnë të flasin për problemet që i kanë.

Mobi Casa

“Politikanët pyesni si jetojmë”, thotë një i ri duke rritur dozën e nervozizmit. “Sidomos pushteti i sotëm e ka likuiduar Preshevën, një bankë e kemi, nuk kemi gjyq, nuk kemi asgjë, pushteti i sotëm është më i keqi që e ka qeverisur Preshevën”, shfryn ai mllefin. Ai nuk pret të bëhet mirë. “Po çfarë të bëri mirë, edhe ne me ik si refugjatët sirianë”. “Presheva po zbrazet”, përfundon ai.

E Nerdoani një i ri tjetër nga Presheva thotë se duan të jetojnë si të gjithë shqiptarët e tjerë. Sipas tij, politika shqiptare nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e gjendjes së banorëve. Ka theksuar se është mirë që të kërkohet që shqiptarët e Luginës të kenë aq të drejta sa serbët e Kosovës. Për ta gjendja nuk ka ndryshuar në 100 vitet e fundit…

http://koha.net/?id=27&l=75769

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.