FIDANISHTJA

Lugina do qeveri të fuqishme

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe analisti nga Presheva, Belgzim Kamberi, e konsideron të domosdoshme që në Prishtinë të formohet një qeveri e fuqishme, demokratike dhe me ndikim, që të reflektojë edhe në Luginën e Preshevës. Ai tha në intervistën dhënë “Zërit” se qeveria aktuale i ka injoruar në vijimësi shqiptarët e mbetur jashtë kufirit, ndërsa tashmë, siç tha ai, ka ardhur koha që të intervenohet me urgjencë për të “shpëtuar atë që mund të shpëtohet” në Luginë.

Hidromorava

Kamberi tha se gjatë krijimit të institucioneve të reja duhet të respektohet parimi demokratik që vlen kudo, ndërsa e konsideron jo të arsyeshme, madje infantile, intervenimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. Po ashtu analisti nga Presheva ka vërejtje edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm e ka rivërtetuar tërë absurditetin e sotshëm, se mbi çfarë rregullimi juridik dhe politik është ndërtuar dhe funksionon Republika e Kosovës”, tha ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.