ARKATANA

Lugina braktiset në heshtje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Fenomeni i braktisjes së vendit për shkak të situatës së rëndë ekonomike, edhe pse në heshtje, po vazhdon të zbrazë vendbanimet shqiptare në Luginë të Preshevës.

Pamjet që po shohim çdo mbrëmje të ikjes së shqiptarëve të Kosovës për në vendet e Bashkimit Evropian, tashmë si duket i kanë dhënë një shtytje edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët falë liberalizimit të vizave që e gëzojnë, në heshtje po e lëshojnë vendlindjen.

Kjo valë e dytë e ikjes e luginasve, pas asaj në fillim të liberalizimit të vizave në vitin 2009, shihet edhe me lëvizjet autobusëve me qytetarë shqiptarë, që mbajnë lidhjet me vendet e BE-së.

Portali informativ Titulli.com ka arrit të konfirmojë se ikja nga vendlindja për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe papunësisë, nga komunat Bujanoc dhe Preshevë, vetëm këtë javë e kanë bërë dhjetëra familje, ndonëse ato pretendojnë se po shkojnë tek të afërmit për vizitë.

Mobi Casa

“U nisën për në Gjermani me kërku azil. Kushtet e rënda, nuk kanë rrogë, djali me nusen nuk punon, veç një pension që ja ka lënë baba i ndjerë. Djali ka udhëtu me nusen dhe dy fëmijë, nëna nuk ka shku, ka mbet në Bujanoc”, i ka thënë Titullit me anonimitet një anëtare e familjes shqiptare që ka migruar këtë fundjavë.

Kjo dukuri në rritje e lëshimit të vendit, po dëmton me të madhe bërthamën shqiptare në Luginë të Preshevës, sidomos në komunë të Bujanocit ku nuk shihet një perspektiv për jetë më të mirë.

Nëse vazhdohet me këtë fluks të migrimit, shqiptarët e komunës së Bujanocit, në zgjedhjet e ardhshme lokale do ta kenë në pikëpyetje udhëheqjen edhe për një mandat me këtë komunë, ndërsa për disa vite, Bujanoci do të bëhet Medvegja e dytë në Luginë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.