Uji Dea

“Luftoni” sëmundjet me barna natyrale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Tani më shumë se njëqind vjet njerëzit mbështeten kryesisht në barna që i prodhojnë kompanitë farmaceutike.Barnat natyrale i ka mbuluar pluhuri i harresës, por kjo nuk do të thotë që janë më pak të vlefshme, shkruan gazeta Zëri.

Përkundrazi!

Barnat natyrale janë të mbushura me pasuri dhe viteve të fundit gjithnjë e më shumë është duku iu rikthyer mjekësia moderne.

– Limoni: Në kohët e lashta është besuar se limoni e largon ankthin dhe e rrit aftësinë e kujtesës, si dhe përmirëson cilësinë e fjetjes dhe punës së organeve të tretjes. Siç kanë treguar studimet bashkëkohore, këto besime nuk kanë qenë të gabuara. Në të vërtetë shkencërisht është zbuluar se limoni e zhduk ankthin dhe ka efekt të dobishëm për trurin. Është zbuluar edhe se çaji nga limoni i zvogëlon simptomat e çmendurisë.

Uji Dea

– Qepa: Në shumë kultura qepja tradicionalisht është perceptuar si bimë, e cila eliminon shumë probleme shëndetësore. Është përdorur në luftë kundër diabetit, problemeve me frymëmarrje, ftohjes dhe problemeve me tretjen e ushqimit. Njerëzit kanë ditur të pinë lëng nga qepa pasi kanë besuar se ai do t’i shëronte. Hulumtimet më të reja çdo ditë dëshmojnë se qepa në të vërtetë është e dobishme për shumë probleme shëndetësore. Qepa, si është dëshmuar, zvogëlon simptomat e diabetit dhe mbron nga sëmundjet kardiovaskulare. Po ashtu, parandalon proceset inflamatore në organizëm dhe mbron organet e tretjes nga sëmundjet kronike, ndërsa është i mirë edhe si preventivë kundër kancerit të gjirit.

– Speci: Me kalimin e shekujve, speci është shikuar si ilaç për të gjitha. Njerëzit e kanë përdorur për largimin e dhimbjeve, por edhe si afrodiziak. Ka qenë kjo zgjedhje e mirë pasi që studimet e reja kanë treguar se speci ka efekt të analgjetikëve. Është konstatuar se speci ndikon në transferimin e proceseve kimike në tru që janë përgjegjës për dhimbjen dhe në këtë mënyrë e zvogëlon atë. Është i mirë për mënjanimin e dhimbjeve në muskuj, si dhe të atyre që shkaktohen pas artritit dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Përveç kësaj, speci ka efekt pozitiv për vitalitet pasi që përshpejton djegien e yndyrave, veçanërisht ato që mblidhen rreth barkut. Pra, hani specë sapo të keni dhimbje apo kur ta nisni luftën kundër kilogramëve të tepërt.

– Majdanozi: Në kohërat e lashta problemet urinare i kanë zgjidhur me majdanoz. Situata e njëjtë është edhe në kohën moderne, sepse shumë barna bazohen pikërisht në majdanoz. Kështu, edhe shkenca moderne e vërtetoi se majdanozi ka efekt shumë të mirë për traktin urinar. Majdanozi e forcon dhe e rrit derdhjen e urinës dhe për këtë arsye shpesh u rekomandohet personave që vuajnë nga pezmatimi i fshikëzës dhe gurët në veshkë.