Hidromorava

Luftoni obezitetin me një filxhan kafe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shkencëtarët thonë se kanë arritur të realizojnë studimin e parë në njerëz, që tregon se një filxhan kafe ka efekt direkt në funksionimin e indeve yndyrore të organizmit, shkruan Medical News.

Yndyra kafe – është një lloj yndyre që ndihmon organizmin të kthejë përbërësit ushqyes në energji dhe të shkrijë dhjamin e tepërt. Krahas yndyrës kafe, një yndyrë tjetër, e quajtur yndyra e bardhë, ka ndikim negativ në organizëm, duke qenë shkas i shumë sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Sipas shkencëtarëve, stimulimi i organizmt të kthejë yndyrën e bardhë në qeliza të yndyrës kafe, mund të jetë një mënyrë e duhur për të luftuar obezitetin.Yndyra kafe e kthen ushqimin në energji duke e aktivizuar një lloj proteine të quajtur – UCP1, që gjendet në mitokondri – pjesë e qelizave përgjegjëse për rigjenerim të energjisë.

ARKATANA

Si ndikon kafeja në humbjen e peshës?

Autori i këtij studimi dhe ekipi i tij, zhvilluan eksperimente in vitro dhe in vivo, për të parë efektet e kafeinës në aktivizimin dhe rigjenerimin e yndyrës kafe.

Sipas këtyre eksperimenteve, konsumimi i kafeinës ka ndikuar në rritjen e nivelit të proteinës UCP1 dhe rrjedhimisht konvertimin e yndyrës së bardhë në yndyrë kafe.“Këto rezultate janë të dukshme, mirëpo tani na mbetet të gjejmë komponentin e kafesë, që ndikon në stimulimin e prodhimit të kësaj proteine dhe e cila lufton obezitetin”, tha autori i këtij studimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.