RCCOLA

“Luftoni” ankthin me këto produkte

/ 2 minuta lexim

Kamomili është shfrytëzuar për vetitë e tij shëruese natyrore që nga kohët e lashta, por shkenca moderne ka treguar se ka përmirësim “modest” të ankthit.

Çrregullimet e ankthit veçanërisht kërkojnë mjekim ose psikoterapi, ose të dyja bashkë, por kjo nuk do të thotë që ndryshimet në mënyrën e jetesës janë totalisht jo ndikuese.

Një dietë e balancuar dhe ushtrime të rregullta ditore mund të mos jenë kurë, por ato mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes dhe shëndetin e mirë. Në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si disa ushqime të caktuara janë treguar efikase për të zvogëluar stresin, disa ushqime dhe pije mund të ndihmojnë për të kufizuar ankthin.

Mobi Casa

– Peshku: Në një studim të vogël nga “Ohio State University”, studentët kanë thënë se një me vakt omega-3 acid yndyror ka shfaqur një ulje 20 për qind të ankthit të studentëve në krahasim me një pilulë qetësuese të padëmshme.

– Vezët: Truri ka nevojë për një gamë të gjerë të vitaminave B për të vepruar në mënyrë optimale, që i ka veza. Kur ka mungesë të kësaj vitamine, ne mund të përjetojmë konfuzion, nervozizëm dhe ankth, në mesin e efekteve të tjera.

– Çaj kamomili: Kamomili është shfrytëzuar për vetitë e tij shëruese natyrore që nga kohët e lashta, por shkenca moderne ka treguar se ka përmirësim “modest” të ankthit te njerëz me çrregullim ankthi.