ARKATANA

Luftohen afera me 20 euro, amnistohen zyrtarët milionerë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në lëndët e korrupsionit, bazuar në aktakuzat e publikuara, vërehet një shmangie totale e Prokurorisë ndaj hetimit të korrupsionit në nivele të larta zyrtare.

Zyrtarët më të lartë të akuzuar për korrupsion janë tek-tuk ndonjë punonjës policie, ndonjë doganier, të cilët dyshohen se kanë marrë ryshfet vendin e punës, duke shfrytëzuar vendin e punës, maksimumi deri në 20 euro, si dhe zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Fundamenti

Prokuroria ka publikuar të dhënat antikorrupsion, në të cilat është bërë e ditur se prej nëntorit 2013 deri më 30 shtator 2014, u trajtuan vetëm 971 raste. /kosovasot/