ARKATANA

Luftimi i korrupsionit, ende nën “llupën” e BE-së

/ 2 minuta lexim
HW

Zyrtarë të Komisionit Evropian (KE) i kanë deklaruar “Zërit” se ende janë duke e vlerësuar nëse Kosova e ka përmbushur kriterin e fundit për liberalizim të vizave, përkatësisht luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Ndërsa njohës të këtij procesi thonë se rekomandimi i KE-së do të jetë pozitiv, por vendimmarrja politike do të jetë e vështirë pasi është rritur skepticizmi në disa shtete të rëndësishme.

Komisioni Evropian (KE) pritet që deri në mesin e javës së ardhshme të publikojë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Zyrtarë të KE-së kanë thënë për gazetën “Zëri” se vlerësimi për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit është duke vazhduar ende.

Uji Dea

Ndërsa njohës të këtij procesi thonë se rekomandimi i KE-së do të jetë pozitiv, por vendimmarrja politike do të jetë e vështirë pasi ata thonë se është rritur skepticizmi në disa shtete të rëndësishme si Franca, Gjermania, Holanda, Suedia e Austria, shkruan më tutje “Zëri”.

Ata thonë se vendimi për heqjen e vizave për Kosovën mund t’i forcojë subjektet politike të ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian.

Prandaj sipas njohësve të integrimeve, vendimi për heqjen e vizave mund të mos merret deri pas zgjedhjeve për PE-në, të cilat mbahen në majin e vitit të ardhshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.