ARKATANA

“Luftë” politike për pozitë në BQK

/ 1 minutë lexim
KD-gjilan

Pozita e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK) ka bërë që të angazhohen i madh e i vogël për ta zënë atë vend. Edhe një ditë ka mbetur deri në zgjedhjen e personit i cili do të jetë i dyti për nga hierarkia në këtë institucion të rëndësishëm financiar.

Persona të afërt me politiken janë duke garuar për këtë post. Ata kanë angazhuar intervenime nga të gjitha anët për t’u punësuar në këtë pozitë. Por, ka edhe kandidatë të cilët nuk kanë intervenime, meqë nuk kanë ndonjë lidhje me politikën.

KD-gjilan

Tetë persona janë në garë, sipas listës që ka siguruara gazeta “Zëri” ata janë: Ardian Uka, i cili vjen nga një familje e dëshmorëve nga Mitrovica, Shkëndije Hima, zyrtare e BQK-së e cila për një kohë të gjatë ka punuar në zyrë për informim të këtij institucioni dhe më pas është promovuar në pozitë më të lartë zyrtare për mbikëqyrje financiare…. (“Zëri”)