ARKATANA

Luftë ekonomisë joformale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Autoritetet vendore kanë hartuar planin e veprimit të strategjisë kombëtare 2014-2018, që synon luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimeve financiare. Ministri i Financave, Besim Beqaj tha se ky dokument i mbështetur nga Bashkimi Evropian, shoqatat e biznesit dhe shoqëria civile, këtë javë i dorëzohet qeverisë për shqyrtim dhe miratim.

Ekonomia joformale, si një ndër dukuritë më shqetësuese, pritet të adresohet përmes planit të veprimit të strategjisë kombëtare 2014-2018, e hartuar nga zyrtarë të ministrisë së financave me mbështetje të Bashkimit Evropian, shoqatave të biznesit dhe shoqërisë civile. ”Por, fillimisht zyrtarë të qeverisë kanë kërkuar nga BE-ja që konform metodologjisë së saj, të bëjë vlerësimin e saktë të ekonomisë joformale, në mënyrë që të adresohet kjo dukuri në baza vjetore”, tha Ministri i Financave Besim Beqaj.

“Ne konsiderojmë që rritja ekonomike, rritja e punësimit, aktiviteti për mirëqenie, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me luftimin e ekonomisë joformale, dhe këtu jemi partner, edhe shoqëria civile, edhe qeveria, edhe biznesi, sepse përmes këtij veprimi do të mundësojmë konkurrencë të drejtë në treg”, tha ai.

ARKATANA

Këtë plan veprimi e mbështesin edhe shoqatat e biznesit. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se lufta kundër informalitetit është proces që do të marrë kohë, por kjo sipas tij iu dërgon mesazh të qartë grupeve që mbështetin këtë dukuri, se gjërat do të ndryshojnë. “Këto grupe, nga tani, do të jenë më tepër të izoluara dhe të shqetësuara, se dikush po i ndjek nga afër, dhe për ato grupe që involvohen në këto, do të ketë ndëshkime”, theksoi Shahini.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Tiari Likku, tha se ka sfida të mëdha për sektorin privat dhe qeverinë, që të dihen ndikimet e ekonomisë joformale, si ndikon kjo në cilësinë e shërbimeve publike por edhe në funksionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. “Zbatimi i strategjisë dhe planit të veprimit janë shumë të rëndësishme. Ky proces bazohet në komunikimin e shumë mekanizmave dhe kjo e tëra ka filluar nga vlerësimi kombëtar i rrezikut, si nismë e qeverisë”, tha ai.

Ndryshe, ministri Besim Beqaj sqaroi se me këtë plan të veprimit parashihen disa hapa – ngritja e vetëdijes për parandalimin e ekonomisë joformale dhe krimeve financiare, fuqizimin e parandalimit të këtyre dukurive përmes transaparencës dhe llogaridhënies, qeverisjes së mirë dhe parneritetit social, forcimi i kapaciteteve institucionale etj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.