UBT

Luftaraku i AAK-së, Ibish Ibishi i jep kuptim me fitoren e tij Asamblesë Komunale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ibish Ibishi ka qenë edhe më herët asambleist komunal dhe ka treguar një qëndrueshmëri stabile në diskutime e debate shpesh duke mos u pajtuar as me partinë e tij. Ky qëndrim parimor dhe vendosmëria e tij për të trajtuar tema delikate, në shërbim të qytetarëve i jep kuptim rolit të tij si asambleist i ardhshëm.

Ibish Ibishi është pritur mirë nga qytetarët kudo që ka kërkuar votën e tyre e sidomos në fshatin e tij Miresh dhe fshatrat kufitare, për të cilat Ibishi gjithmonë ka folur dhe është angazhuar për të zgjidhur hallet dhe dertet e tyre.

Ibishin të gjithë e njohin si tip luftarak dhe besnik sepse nuk ka heshtur, e as nuk hesht as atëherë kur të tjerët mund të jenë kundër. Ky kriter i tij si asambleist, do ta bënte atë vërtet të dobishëm për qytetarët gjilanas.

ARKATANA

“Gjithmonë jam munduar të jem parimor, të punojë me përkushtim e përgjegjësi etike e profesionale sepse vetëm kështu e kryejmë obligimin tonë ndaj votuesve dhe qytetarëve. Jam pritur mirë kudo që kam shkruar e takuar qytetarët. Ka revoltë dhe pakënaqësi të madhe në mesin e qytetarëve, ndaj pushtetit komunal në ikje i cili e izoloi Gjilanin në shumë fusha. Koha është që të bëhemi bashkë dhe ta qojmë në shtëpi këtë qeverisje dembele, të paaftë dhe aspak në shërbim të qytetarëve” tha Ibishi.

Ibishi ndryshe mendon se Gjilani më nuk ka kohë të pres për eksperimentet e radhës, sepse siç shprehet ai “ne duhet të marrim vet në dorë fatin tonë, sa nuk kemi hyrë në pikën kritike”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.