HW

Lufta, vendlindja e shtetit të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nga Atdhe Geci

Kosovë, shumë histori betejash kanë rënë mbi ty
dhe sa ëndrra njerëzish janë djegur për këtë tokë
për këtë qiell dhe për këtë ujë dhe për këtë diell
hej, me flamur Kuq e Zi i bëmë tëra betejat e luftës

Në vendlindjen tonë prej 54 shkronjash pellazge
rilindëm me 36 shkronja të Alfabetit të Manastirit
Kosova ime e dashur, dashuria ime e përjetshme
kam kaluar nëpër dy vendlindje luftërash për ty
dhe nëpër dy vendlindje fitoresh të pakënaqura
por, për ta pajtuar shpirtin tim, unë ty të këndoj!

Nga zotat tek monarkët e sotëm ka varre epokash
Historia është krijim i shenjtë, krijim i lexueshëm
Kosova ime e dashur, unë vetëm ty mund ta fali
dashurinë, më të ëmblin mjaltë të jetës së njeriut

FIDANISHTJA

Atdhe, tek ti ende ka vlerë vuajtja dhe dashuria
Kosovë dardane, shpirt, vdiqa duke të dashuruar
Lufta 1996-2000 mbetet vendlindja e shtetit tonë.

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.