Eko Higjiena

Lufta për taksën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Ramush Haradinaj ka hapur “luftë” në shumë fronte, për shkak të rezistimit në heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake. Heqjen ose pezullimin e taksës po e kërkojnë partneri i madh i koalicionit (PDK), presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian. Vendi mund të shkojë shpejt në zgjedhje të parakohshme nëse nuk arrihet kompromis për taksën, shkruan Gazeta “Zëri”.

Taksa e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina po vazhdon t’i mbajë të përçarë krerët e institucioneve kryesore të Kosovës dhe liderët e koalicionit qeverisës. Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe një herë ka deklaruar se taksa do të mbesë në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran.

KKVITI

Ndërkaq partneri tjetër i koalicionit Kadri Veseli, i cili ka kërkuar që taksa të pezullohet, është shprehur optimist se do të gjendet një gjuhë e përbashkët për të marrë një vendim lidhur me tarifën e vënë prej 100 për qind, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se taksa tashmë është shndërruar në një betejë mes liderëve institucionalë e partnerëve të koalicionit se kush është proamerikan e kush antiamerikan, duke reduktuar kësisoj zgjidhjen e problemit në akuza e kundërakuza.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.