Eko Higjiena

Lufta hibride dhe Ballkani Perëndimor

/ 5 minuta lexim

Nga Bekim Thaqi – Çfarë paraqet lufta hibride? Lufta hibride dhe kërcënimet që vijnë nga ajo, janë kombinim i teknikave ushtarake dhe jo ushtarake, siç janë ta zëmë operacionet e fshehta dhe të hapura operative, përfshirë propagandën, dezinformatat e ndryshme të shprehura me lajme false si dhe fake news të aranzhuara dhe të përpunuara enkas për të dezinformuar e të njohura si ‘deep fake’; , sulmet kibernetike, presionet e ndryshme ekonomike, sabotazhe, dislokime të personelit ushtarak dhe jo ushtarak etj.

Duhet të thuhet se kërcënimet e luftës hibride, janë rritur në masë të madhe viteve të fundit saqë edhe shtetet e mëdha dhe organizatat e ndryshme ushtarake, kanë filluar ti trajtojnë këto çështje me seriozitetin më të madh dhe në të njëjtën kanë filluar veprimet dhe trajnimet e ndryshme të personelit ushtarak dhe civil për ti parandaluar ato. Problemi është që në shumicën e rasteve, kërcënimet hibride nuk detektohen lehtë dhe edhe kur ato zbulohen, shpeshherë është tepër vonë për të reaguar pasi dëmi që ato veçse kanë bërë zakonisht është i pariparueshëm. Këto kërcënime, veçmas, janë shtuar me anë të arritjeve teknologjike të kohëve të fundit dhe sidomos me shtrirjen e madhe të rrjeteve sociale në botë si dhe ndikimin e tyre në masën e gjerë të shoqërisë, dhe popujve.

Një shtet nuk duhet doemos me qenë në luftë të hapur me një shtet tjetër, për të pasur kërcënime të tilla të luftës hibride, pasi lufta hibride mund të zhvillohet edhe në kushte të paqes, me anë të masave të ndryshme ekonomike, propagandistike, sabotimeve të nivelit te ulët dhe të lartë, ndërhyrjes në zgjedhje dhe përcaktimin e fituesit etj. Ballkani perëndimor, si terren dhe si rajon jostabil paraqet një ambient tepër të përshtatshëm, për zhvillimin e luftës së tillë ku pos metodave konvencionale të luftimit vazhdimisht hyjnë në funksion edhe mënyrat jo konvencionale dhe hibride të luftës.

KKVITI

Në Ballkan, kemi shumë shembuj të tillë në terren, ku ka ardhë shpesh edhe tek përdorimi i forcave të rregullta dhe jo të rregullta ushtarake. Mund të themi se kërcënimet e luftës hibride janë rritur në masë të madhe viteve të fundit, saqë edhe shtetet e mëdha dhe organizatat e ndryshme ushtarake kanë filluar veprimet dhe trajnimet e ndryshme për ti parandaluar ato. Problemi është, që në shumicën e rasteve kërcënimet hibride nuk detektohen lehtë dhe edhe kur ato zbulohen shpeshherë është tepër vonë për të reaguar. Në Ballkan kemi shembuj të tille kemi shumë si për shembull rastin me Maqedoninë ku përmes elementeve të ndryshëm të luftës jokonvencionale, propagandës nga brenda shtetit dhe jashtë vendit dhe në fund edhe ushtrimit të dhunës u tentua një lloj grushteti vetëm e vetëm që Maqedonia e atëhershme mos të shkonte drejt rrugës së anëtarësimit të NATO-s .

Maqedonia as nuk ishte në luftë as nuk i ishte shpallur ndonjë luftë zyrtare porse në fakt një luftë hibride e kombinuar po zhvillohej e ndikuar nga akterë të jashtëm dhe të brendshëm. Edhe kontestimi i shtetit të Kosovës nga Serbia, dhe varësia ekonomike e Kosovës për shumë vite me radhe nga Serbia, mund të themi se ka hy në këtë sferë ku përpos një lufte speciale të nivelit të lartë nga Serbia, gjatë gjithë kohës, pas ndërhyrjes së NATO-s është arritur që me anë të biznesit të influencohet ekonomia, dhe me këtë edhe një lloj varësie ekonomike e Kosovës nga Serbia e cila përpos efektit ekonomik ka pasur edhe efekt psikologjik, sepse është arritë të mendohet se Kosova nuk mund të mbijetojë pa prodhime serbe dhe se edhe qytetaret ishin mësuar të blejnë prodhime serbe edhe pse të gjithë e dinin për krimet serbe vite me radhe nga shteti serb.

Gjithashtu edhe akuzat dhe ndjekja e pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, dhe formimi i kësaj gjykate vetëm për krimet që janë bëre ndaj serbëve bën pjesë në luftën hibride që e ka bërë shërbimi inteligjent serb bashke me mekanizmat shtetëror, propagandën e ndryshme, dhe akterë të jashtëm përmes të cilëve edhe u iniciua formimi i kësaj gjykate dhe instalimi i saj. Edhe shtetet e mëdha, por sidomos shtetet e vogla si Kosova mund të jenë pre e këtyre luftërave hibride dhe për këtë duhet të merren parasysh nga organet e sigurisë kërcënimet, vlerësimet e rrezikut dhe pasojat që këto kërcënime mund të sjellin./rajonipress/