Fundamenti

“Lufta” e shefit gjerman ka sukses: Vesel Fuga mund të qëndrojë në Gjermani!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Falë mbështetjes së shefit të tij, Jochen Thomann, më 29 dhjetor, Veseli do të mund ta festojë ditëlindjen e tij të 42-të për herë të parë pa frikën e dëbimit.

Komisioni për raste të rënda i Ministrisë për Integrim ka sjellë vendimin e duhur dhe të pritur kaq gjatë: Vesel Fuga mund të qëndrojë në Gjermani. Leja e rregullt e qëndrimit për kosovarin 41 vjeçar për fillim jepet vetëm për një vit por me mundësinë e vazhdimit nëse ai nuk do të shkelë ligjin dhe nëse vazhdon të punojë e të mos bëhet barrë e enteve sociale, shkruan «schwarzwälderbote.de».

Me këtë vendim ka triumfuar drejtësia dhe sidomos këmbëngulësia e Jochen Thomann, shefit të punës të kosovarit.

Para një viti, gazetat gjermane, të transmetuara edhe nga albinfo.ch shkruanin keshtu për rastin:

“Shqiptari nga Kosova, Vesel Fuga punon prej disa vitesh në kopshtari në lokalitetin Bitz. Pas prishjes së kurorës me një shtetase gjermane, para dy vitesh, atij i është kërkuar ta lëshojë Gjermaninë. Por, shefi i Veselit, gjermani Jochen Thomann ka vendosur të luftojë deri në fund për ta mbajtur këtu punëtorin e tij më të mirë dhe shokun. Ai tashmë ka bërë disa ankesa nëpër gjykata shkallësh të ndryshme.

UBT

Së fundi Thomann i ka mbështetur shpresat te komisioni për peticione, i cili, shpreson ai, do t`ia japë të drejtën e qëndrimit në Gjermani punëtorit të tij të pazëvendësueshëm.

Nëse edhe komisioni vendos kundër Vesel Fugës, shefi i tij do të ankohet edhe në komisionin për raste të rënda për të huajt. “Fuga ndodhet nën një presion të madh psikik “ thoshte Jochen Thomann”.

Kjo ishte gjendja para rreth një viti. Tash, angazhimi i madh i gjermanit ka dhënë frytet e veta: punëtori i tij shembullor ka fituar lejen e qëndrimit në Gjermani, përcjell albinfo.ch gazetat gjermane.

Më 29 dhjetor, Veseli do të mund ta festojë ditëlindjen e tij të 42-të për herë të parë pa frikën e dëbimit./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.