Lufta e kraharorit
Pas aq viteve në mërgim, kthimi mbetet i vështirë, një dramë me disa pamje, një betejë e përditshme.
Në mërgimet e detyruara
nga djegiet dhe gjenocidi
dhe nga prerjet e kokave
edhe kthimi mbetet mizor
Pas aq viteve në mërgim
luftë kam në karaharor
se një “lëmsh” i fshehur
kthimin s´e lë të kthehet
Rrustem Geci, Poezi nga libri, “Rogana”


