Fundamenti

Lucerni i Kryeziut pëson në terren të vet nga Lugano e Alioskit

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Në këtë përballje ka munguar për shkak të një lëndimi sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku, i cili gjatë këtij sezoni po luan me mjaft sukses në radhët e FC Lugano.

Në lojën e futbollit çdoherë befasitë janë të mundshme. Pakkush ka menduar që në javën e 26-të të Superligës zvicerane në futboll FC Luzern, do të zhgënjejë në terren të vet mbi 11mijë shikues të tij të tubuar në stadiumin “SWISSPORARENA”.

Kjo skuadër e llogaritur në mesin e skuadrave më të mira të Zvicrës, papritur u gjunjëzua me 0:2 nga FC Lugano e Tiçinos.

Në këtë përballje ka munguar për shkak të një lëndimi sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku, i cili gjatë këtij sezoni po luan me mjaft sukses në radhët e FC Lugano.

Mungesa e Sadikut të rrezikshëm i bëri optimistë dhe të bindur udhëheqësit e shtabit teknik të FC Luzern se pikët nga ky takim do të shkojnë në arkën e tyre. Mirëpo ata sikur harruan që në radhët e mysafirëve luan Ezgjan Alioski,çdoherë i disponuar për lojë dhe i rrezikshëm për portat kundërshtare.

Pikërisht është Ezgjan Alioski, ai i cili në minutën e 32-të e shërben saktë mesfushorin Mizrachi, e ky me gjuajtje të pandalshme mposht portierin vendës Jonas Omlin.

Kalimi në avantazh me 0:1 i mysafirëve nga shikuesit e Luzern-it u mor i natyrshëm ngase deri në mbarim të këtij takimi kishte gati dhe një orë lojë që rezultati të ndërrojë në të mirë të skuadrës së tyre. Përpjekjet e vendasve për barazim rezultati gjatë 13 minutave të ngelur deri në përfundimin e pjesës së parë të lojës shkuan huq.

Skuadrat në pushimin prej 15 minutave shkuan me rezultatin 0:1 në favor të mysafirëve.

Meqë tiçinezët kishin krijuar këtë epërsi në pjesën e parë të lojës ata në 45 minutat e pjesës së dytë u treguan të vëmendshëm në mbrojtje.

Kohëpaskohe tiçinezët nëpërmjet të ndonjë kundërsulmi atakonin portën e portierit të ri e mjaft perspektivë Jonas Omlin, i cili vitin e kaluar nga FC Le Mont LS i Lozanës,pati kaluar në Luzern.

Lojtari mysafir Ezgjan Alioski i përshtatur njëlloj në të gjitha pozitat e lojës sot tregoi cilësi të rralla prej futbollisti të shkëlqyer.

Ai në minutën 81 e gjënë në pozitë për të shënuar bashkëlojtarin e tij Garlinhos Junihor,dhe pa u hamendur e sherben. E, ai me avancim dy-tre hapa përpara e godet topin furishëm dhe e ngrit rezultatin në 0:2 në dobi të FC Lugano. Kjo epërsi e mysafirëve dekurajon keq lojtarët vendas.

Fundamenti

Ata jo vetëm që nuk e gjejnë dot portën kundërshtare por nuk arrin t’i kontrollojnë as ndërhyrjet e tyre ndaj lojtarëve mysafirë.

Arbitri kryesor i kësaj ndeshje Sebastien Pache, ndërpret këto starte të ashpra dhe pakurrfarë ngurrimi me kartonë të verdhë nga radhët e FC Luzern ndëshkon Ricardo Costa, Hekuran Kryeziun, dhe François Affolter.

Nga mysafirët për shkak të një pakujdesi me katron të verdhë në sekondat e fundit të pjesëlojës së parë ndëshkohet Ezgjan Alioski.

Renditja tabelore e këtyre skuadrave mbetet e njëjtë me atë të javës së kaluar.

FC Luzern është i pozicionuar në vendin e katërt me 37 pikë të tubuara. Kurse FC Lugano ka 31 pikë dhe mbanë vendin e gjashtë në tabelë.

Në humbjen e FC.St.Gallen –FC Basel 1893 me rezultatin 0:3 ka munguar sulmuesi i spikatur i të bardhë e gjelbërve Albian Ajeti, i cili ka vuajtur dënimin e dy kartonëve të verdhë.

Ndërkaq tek FC Basel 1893 Kampion i shumëfishtë i Zvicrës, gjatë 90 minutave ka luajtur Taulant Xhaka. Ai edhe kësaj radhe është pëlqyer nga shikuesit me lojën e tij të bukur.
FC Vaduz i Albion Avdijajt edhe pse plotësisht i barabartë me BSC Young Boys të Bernës, ka humbur 3 me 2 në minutat shtesë të lojës.

Me këtë humbje kjo skuadër e ka keqësuar edhe më shumë gjendjen në tabelën e klasifikimit.

Ajo mbetet edhe me tutje e fundit me dy pikë më pak se FC Laussane e Benjamin Kolollit dhe FC Grasshopper i Mergim Brahimit,Alban Pnishit, Nedim Bajramit dhe Arijan Qollakut.

Sot, në stadiumin Pontaise të Lozanës në praninë e mbi 4mijë shikuesve u zhvillua derbi i skuadrave të rrezikuara FC Lausanne –FC Grasshopper, dhe përfundoi pa gola 0 me 0.

FC Sion i vendosur që të zë një nga vendet që çojnë në garat e Ligës evropiane nuk ka lejuar befasi .
Ai me një lojë të cilësisë mesatare ka mundur FC Thun-in 2 me1./arif ejupi/

http://www.albinfo.ch/lucerni-i-kryeziut-peson-ne-terren-te-vet-nga-lugano-e-alioskit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.