Fundamenti

Lubonja: Kadare është modeli i intelektualit që u shërben pushteteve

/ 2 minuta lexim
KKVITI

I ftuar në programin ‘Prizëm’ të Aleksander Furrxhiut, në televizionin AS, Fatos Lubonja ftohet nga gazetari t’i rikthehet qëndrimit të tij ndaj Kadaresë. Dhe aty Lubonja përsërit idenë, se “veprën e Kadaresë e ka parë dhe e sheh si një vepër në shërbim të ideologjisë nacional-komuniste të Enver Hoxhës… Vepra e tij ka ndjekur hap pas hapi propagandën [dhe ideologjinë e regjimit komunist], me disa përjashtime ndoshta.”

Pak më poshtë, bën një vëzhgim tjetër: “Mendoj se Kadare është modeli i intelektualit që bashkëpunon me pushtetet. Jam kundër këtij lloj modeli intelektuali që nuk i bën kritikën pushtetit, por bashkëpunon me pushtetet, ka përfitime nga pushteti. Mendoj që dhe ky lloj modeli intelektuali është trashëguar në Shqipëri, dhe po sjell dëme edhe sot.”

UBT

Sipas Lubonjës, mendimi kritik ndaj Kadaresë do kish ngjitur më shumë, nëse ai nuk do na imponohej me suksesin e arritur në perëndim.

Biseda e Furrxhiut me Lubonjën transmetohet sonte në mbrëmje, dhe infoja e mësipërme është një ‘leak’ që e ka shpërndarë vetë gazetari.(Respublica.al)