UBT

Lubonja: Gjysma e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së janë nga shqiptarët, Rama e përdor për kauzë elektorale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti Fatos Lubonja, duke folur për gjykimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë, deklaroi se gjysma e akuzave ndaj Thaçit dhe të tjerëve janë bërë nga shqiptarët.

“Akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, gjysma janë nga shqiptarët, për vrasjen e shqiptarëve nga këta njerëz. Rama e përdor për kauzë elektorale, me këtë kauzë. Rama sajon rrena në sy të botës dhe gjen armikun, e nuk na thotë se duhet të presim gjyqin në Hagë ndaj atyre që po gjykohen”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja theksoi se i duket qesharake që të merret me çështjen e një kasete, që thuhet se mund ta ketë fshehur Basha.

Eco Higjiena

“Të futemi në një situatë të tillë, unë ndihem qesharak. Kaseta ka dalë dhe kjo akuza që Basha sikur qenka agjent serb, është qesharake. Rama me këto akuzat për Dick Martyn etj na dëmton në imazhin ndërkombëtar. Mund të jetë edhe e gjitha e stisur. Tani po del se armiku ynë është UNMIK dhe ndërkombëtarët na e paskan faj”, tha Lubonja në News24.

Këtu është skandali. Kjo më duket gënjeshtër e rëndomtë. Këto janë fake news banale, që bëhen për qëllime elektorale, duke i bërë shqiptarët budallenj. Akuzat e bëra ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së janë bërë nga të huajt. Ne merremi kush bashkëpunoi me “armikun” e brendshëm dhe të jashtëm. Kjo është të merremi me akuza qesharake”, tha Lubonja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.